1.2.16

PAMUNDESI


nuk na ndan veç dheu, baba,
por edhe një oqean i tërë…
në varrezën Hillcrest shkoj
mbi varrin e një tjetri
lulet e tua të vë
dhe kërkoj dikë që të ngjasojë me ty
me moshën tënde a emrin
por asnjë nuk qënka si ti
dora zgjat lulet mbi mermerin
dhe tërhiqet pas përsëri….
të bardhë janë trëndafilat që i hedh
në një varr bosh dhe harrohem
pas një fluture që ndalon mbi petalet...
kushedi nga ç’vënde vjen ajo...
të jetë vallë shpirti yt, baba?
bukur përkëdhel ky mëngjes
trupin tim me hijen tënde…
©artangjyzelhasani