ndoshta duhet vrarë vetja për bamirësi
kur nga vizatimet e shëmtuara të kohës
s’mund ta çbësh a me gomë ta fshish
për të zbukuruar vetminë e atyre
që aksidentalisht i ke më pranë se ç’duhet
dhe që lehtësisht harrojnë të ikin…
kur nga vizatimet e shëmtuara të kohës
s’mund ta çbësh a me gomë ta fshish
për të zbukuruar vetminë e atyre
që aksidentalisht i ke më pranë se ç’duhet
dhe që lehtësisht harrojnë të ikin…
se nuk je kastori që bishtin e çmuar
me dhëmbët e vet me dhimbje e këput
dhe ua lë atyre qe e rrethojnë në pyll
kur s’ka rrugë tjetër në rrethin që ngushtet
dhe i përgjakur drejt lirisë së premtuar ngarend…
me dhëmbët e vet me dhimbje e këput
dhe ua lë atyre qe e rrethojnë në pyll
kur s’ka rrugë tjetër në rrethin që ngushtet
dhe i përgjakur drejt lirisë së premtuar ngarend…
por ndërsa brenda gëzofit ndjehej grohtë
kush u kujtua për kastorin bishtprerë?
kush u kujtua për kastorin bishtprerë?
fata morgana është jeta,
fati, morgu dhe vdekja
paqyrat dhe ninëzat
ëndrrat dhe dëshirat
ku kokëposhtë varet vetja
kur ka frikë
e s’di…
fati, morgu dhe vdekja
paqyrat dhe ninëzat
ëndrrat dhe dëshirat
ku kokëposhtë varet vetja
kur ka frikë
e s’di…
oh, jetë cung e shkëmbyer me gjymt!
pse vallë na bleve me këtë çmim?
për së gjalli jeton vdekjen e përditshme
kush s’bëhet dot kujtim…
pse vallë na bleve me këtë çmim?
për së gjalli jeton vdekjen e përditshme
kush s’bëhet dot kujtim…
se themi dashuria, por…
ajo që japim a çka na japin?
ajo që japim a çka na japin?
themi ndarja,
ajo që lëmë a çka marrim?
ajo që lëmë a çka marrim?
themi dhimbja
për veten a tjetrin?
për veten a tjetrin?
themi malli,
për çka iku a çka mbeti?
për çka iku a çka mbeti?
themi urrejtja
për çfarë ka a çka s’kemi?
për çfarë ka a çka s’kemi?
themi zhgënjimi
kur na mashtrojnë a kur veten gënjejmë?
kur na mashtrojnë a kur veten gënjejmë?
themi miqësia
fjalë e ajrit apo heshtja e thellë?
fjalë e ajrit apo heshtja e thellë?
ndoshta vërtet është një përpjekje e kotë
të vrasësh veten për bamirësi
në këtë ballo pasqyrash...
cektinë e padurueshme është nganjëherë jeta
ku as noton a as mbytesh dot
dhe tani ti e di...
të vrasësh veten për bamirësi
në këtë ballo pasqyrash...
cektinë e padurueshme është nganjëherë jeta
ku as noton a as mbytesh dot
dhe tani ti e di...
©Artan Gjyzel Hasani