6.2.16

NUK E DI…


mbrëmë isha gati të lija në mes
koncertin e mrekullueshëm të Cohen
e të vija të ta tregoja ty….
kështu edhe dashuria…
nganjëherë e lëmë në mes
ngaqë është aq e bukur
plot dritë e jetë
sa duam t’ia falim dikujt tjetër
në marramendjen që na fal
shqetësimin e ëmbël që ajo na jep…
mbrëmë isha gati të lija në mes
koncertin e mrekullueshëm të Cohen
e të vija të ta tregoja ty….
por s’e di pse ndejta…
s’e di pse nuk erdha…
ndoshta se ishe duke më pritur…
ndoshta se s’ishe më aty…
dhjetor, 2012
©Artan Gjyzel Hasani