4.2.16

NATYRE E QETE NE APARTAMENTIN 342


e butë...e pasigurtë...tunduar
si një grua e ndrojtur që zhvishet para një të verbëri
shfaqet mbrëmja….
një foshnjë qan një kat më lart…
një cift rënkon një kat më poshtë…
e shtrirë mbi shtrat ti shkul një thinjë nga seksi yt
dhe i buzëqesh një pranvere imagjinare...
pritja - një monalizë larg teje -
flirton kalendarët….
(2008)
©Artan Gjyzel Hasani