anërrugës ku ecim shpenguar
një patë e egër ngroh vezët e saj
frytet e dashurisë së gruas nënë
ngrohtë dhe butë...por e frikësuar
se dikush mund t’ia vjedhë në darkë
t’i pijë të freskëta në mëngjes
kur tjetrit t’i thotë “të dua”...
por në jam vezë ti mos më pi
për një zë të ngjirur lamtumire...
më skuq më mirë...
më bëj sy
të shoh buzëqeshjen sardonike...
një patë e egër ngroh vezët e saj
frytet e dashurisë së gruas nënë
ngrohtë dhe butë...por e frikësuar
se dikush mund t’ia vjedhë në darkë
t’i pijë të freskëta në mëngjes
kur tjetrit t’i thotë “të dua”...
por në jam vezë ti mos më pi
për një zë të ngjirur lamtumire...
më skuq më mirë...
më bëj sy
të shoh buzëqeshjen sardonike...
©Artan Gjyzel Hasani