5.2.16

HOMOSATIRE


I nderuar zoti kryeminister,Kristi
E nderuar kryetare e parlamentit,Xheni
I shumërespektuarI ambasador i Mbretërisë së Hollandës
Marrim shkas për t’ju shkruar këtë letër nga zhvillimet e fundit sociale në vend.
Kanë ardhur ditë të zeza për minoritetin heteroseksual shqiptar. Ne ndjehemi të kërcënuar nga mentaliteti homoseksual i shoqërisë shqiptare , nga brutaliteti dhe agresiviteti i saj, pavarësisht ligjeve ekzistuese të cilat e marrin në mbrojtje të plotë të drejtën e komunitetit tonë për t’u qirë me seksin e kundërt. Jemi të vetëdijshëm për këtë devijim seksual tonin, por ne shpresojmë shumë te idealet e demokracive perëndimore. Ne vlerësojmë shumë hapësirat e mëdha ligjore që na janë siguruar për t’u ndjerë të barabartë më pjesën moralisht të shëndetshme të shoqërisë.
Sot edhe ne heteroseksualët mund të dalim me emrin tonë të vërtetë dhe jemi shfaqur edhe në disa studio të guximshme televizive që kanë pranuar të promovojnë kauzën tonë heteroseksuale.
Donatorët e huaj kanë dhënë e japin një ndihmë të madhe dhe kanë financuar projekte të ndryshme në mbeshtetje të komunitetit heteroseksual shqiptar. Spektakle muzikore si “Vallëzo me një heteroseksual” apo studioja e hapur “Edhe heteroseksualët njerëz janë” dëshmojne per kete.
Po ashtu, Fondacioni “Pallë e Mburojë”, edhe pse i diskriminuar nga televizioni shtetëror “Vrima Ime”, ka sponsorizuar madje edhe martesat e disa antarëve të respektuar të komunitetit tonë heteroseksual.
Ne heteroseksualët shqiptarë po punojmë edhe për organizimin për here te pare ne vendin tone te “Albanian Hetero Pride” dhe kemi qëndisur edhe flamurin tonë heteroseksual simbol i të cilit është një grua që po kafshon një dardhë me bishtin para.
Historia botërore e artit, kulturës , politikës e filozofisë njeh edhe raste kur pjesëtarë të komunitetit heteroseksual kanë ndriçuar zhvillimet e shoqërisë njerëzore në etapa të ndryshme të historisë botërore.
Heteroseksualët shqiptarë kanë dhënë një ndihmesë të madhe ne Shpalljen e Pavarësisë, ne dy luftërat e përbotshme janë rradhitur edhe ata në krahun e fitmtarëve. Janë mijëra vepra në mbarë Atdheun që mbajnë vulën e djersës dhe të gjakut të heterosekualëve, edhe pse për dekada me rradhë në ilegalitet. Sot heteroseksualët i gjen ne sallën e parlamentit, në institucione të rëndësishme shtetëore, në skenat e festivaleve, në botën e artit, kulturës, biznesit e të sportit, madje edhe në mediat tona dhe kjo falë përkujdesjes dhe vëmëndjes tuaj dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ju falenderojmë pa masë në emer të komunitetit heteroseksual shqiptar për përmirësimin e ndjeshëm të legjislacionit në favorin tonë, si dhe për dekriminalizimin e heteroseksualizmit në vendin tonë. Ne e kuptojmë vështirësinë që keni hasur, sepse e dimë impaktin social që sjell heteroseksualizmi, e dimë që si pasojë e akteve seksuale me seksin e kundërt do lindin edhe fëmijë dhe këta do të jenë një barrë e rëndë shtesë për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.
Nga vetë natyra e gjërave ju nuk mund ta kuptoni dot dashurinë mes një çifti heteroseksual, por duhet të dini se edhe e jona dashuri e ka emrin. Shumë njerëz shokohen kur shohin të puthet një burrë me një grua, por kjo do jetë e përkohëshme. Shoqëria shqiptare do mësohet ta pranojë edhe këtë gjest të ri heteroseksual. Dashuria heteroseksuale vërtet ka qenë gjithnjë një tabu, por tri ditë zgjat çudia më e madhe.
Komunitetit tone heteroseksual i pelqen shume t'u bjere daulleve te alarmit. Ne e kemi tradite si popull kur s'ka pula te bejme ish. Ju e dini fort mire kete. Sepse ne jemi te pangopur dhe duam te jemi ne cdo cast ne qender te vemendjes...
Ne sot kërkojmë të legalizohet martesa mes heteroseksualëve. Kjo është një ëndërr e vjetër e komunitetit tonë. Ne e dimë se marrëdhëniet tona heteroseksuale çojnë në krijim e asaj që ne e quajmë mes nesh familje, një tjetër barrë e rëndë që me problematikën e vet të natyrshme bie ndesh me parimet bazë të moralit homoseksual. Le të intergrohet edhe familja heteroseksuale si gjithë familjet homoseksuale. E ç’do e gjejë një fëmijë nëse nuk është i adaptuar nga dy baballarë gay, por i lindur nga një baba e një nënë? Ne besojmë se fëmijët tanë nuk duhet të diskriminohen për faktin që kanë një nënë dhe një baba. Fëmijët tanë nuk po pranohen në shkollat e fëmijëve që kanë dy baballarë apo dy nëna. Fëmijët tanë anatemohen, fyhen e kërcënohën nga bashkëmoshtarët e tyre homoseksualë. Ju me siguri e kuptoni mirë, sepse dikur edhe ju jeni akuzuar për heteroseksualizëm.
Ne jemi të vetëdijshëm për faktin që kujdesi për fëmijët dhe familjet tona do i rëndojë taksapaguesit homoseksual shqiptar, por ju kujtojmë se toleranca e ndërsjelltë është një tipar bazë në një shoqëri demokratike. Nën moton “Një fëmijë heteroseksual sot - një prind homoseksual mot” ne po punojmë shumë që edhe fëmijët tanë një ditë të bëhen ashtu sic nuk mundem te beheshim ne, prindër krenarë homoseksualë në shërbim të interesit kombëtar të vendit.
Me shpresë se ëndrra jonë e vjetër e martesës mes heteroseksualëve do behet një ditë të afert realitet dhe me shumë respekt,
Hetero Pride Albania
©Artan Gjyzel Hasani