5.2.16

L.K.

Kohe me pare u nda nga jeta nje i njohuri im dhe e varrosen ne te njejtin varr ku preheshin eshtrat e babait te tij, me c'rast lindi edhe poezia e meposhtme:
Do bjerë mbrëmja dhe të gjithë do ikni
në shtëpitë e ngrohta ku dikush ju pret
qirinjtë e ngushëllimit pa zhurmë do t’i ndizni
dhe secili do prehet në qetësinë e vet...
Do t’ju mungojë ndoshta e qeshura ime
shakatë , shpotitë dikë duke ngacmuar
zëri im i lartë në dasma e gëzime
dhe ndonjë hatërmbetje e shkuar...
Nuk di në isha i pasur a i varfër,
por gjithnjë u përpoqa të mbetem njeri
e mora me të qeshur jetën e ashpër
mes kujtimeve tuaja të lindja përsëri...
Këtu nuk jam vetëm, është dhe im atë
Përrallën e Jetës njëri tjetrit i tregojmë
i shkuam deri në fund udhës së gjatë
herë si personazhe, herë si autorë...
©Artan Gjyzel Hasani