ç’rëndësi ka se ç’gjë të mirë bëmë në këtë jetë?
çfarë të tjerët do të thonë në mungesën tonë
për atë që s’bëmë,
ajo do të mbetet...
për atë që s’bëmë,
ajo do të mbetet...
të tjerët gjithnjë do të flasin
do flasin e s’do të pushojnë
do shajnë e do mallkojnë
dhe goja do iu zërë lesh…
do flasin e s’do të pushojnë
do shajnë e do mallkojnë
dhe goja do iu zërë lesh…
me furka në duar në këtë botë leshatore
të tjerët tjerrin tjetrin…tjerrin terrin të tjerët…
tër-tër-tër…tër– tër- tër...të tërë
nga tjerrja në tjerrje...nga terri në terr
nga tjetri te tjetri me furka në duar
dhe lesh në gojë një jetë të tërë.
të tjerët tjerrin tjetrin…tjerrin terrin të tjerët…
tër-tër-tër…tër– tër- tër...të tërë
nga tjerrja në tjerrje...nga terri në terr
nga tjetri te tjetri me furka në duar
dhe lesh në gojë një jetë të tërë.
(2010)
©Artan Gjyzel Hasani