3.2.16

LEHTESIA E PAPERBALLUESHME E VULLKANIT


më mungon shumë ajo...e jotja...
djep i nxehtë i prekjeve drithëruese
krematorium i puthjes sime
zjarr që flakën shuan dhe hirin ndez
netëve ku digjen epshe turbulluese...
e ngrohtë...
e lagur...
rënkuese...
Etna jote ku Vezuvi im vdes...
(nga libri "Erotika") 
©Artan Gjyzel Hasani