Matrioshka të nxjerra nga kutia
jemi ne të dy...
me njërin tjetri veshur
për t’u ngrohur pambarimisht…
jemi ne të dy...
me njërin tjetri veshur
për t’u ngrohur pambarimisht…
hollohemi
kur duart zgjasim drejt tjetrit
për ta zhveshur prej vetes
kur duart zgjasim drejt tjetrit
për ta zhveshur prej vetes
zvogëlohemi
zvogëlohemi edhe më
aq shumë sa fillojmë të ngjasojmë …
zvogëlohemi edhe më
aq shumë sa fillojmë të ngjasojmë …
thërrime bëhemi
rërë
zanafillë kokëposhtë
pluhur kukullash në duart e fëmijës
që akoma kërkon në kutinë bosh…
rërë
zanafillë kokëposhtë
pluhur kukullash në duart e fëmijës
që akoma kërkon në kutinë bosh…
©Artan Gjyzel Hasani