kur vdes ti, vdes dhe vetë…
ringjalljesh pagëzohemi…quhet dashuri…
por në agoni mëdyshjesh përpëlitet shpresa
rrefuzim i jetës a ngadhënjim…
kompresë në ballin e nënës që po ikën
bëhet dhe dashuria që më fal ti…
ringjalljesh pagëzohemi…quhet dashuri…
por në agoni mëdyshjesh përpëlitet shpresa
rrefuzim i jetës a ngadhënjim…
kompresë në ballin e nënës që po ikën
bëhet dhe dashuria që më fal ti…
udhëkryq kërthizash qënka shpirti
kryqëzuar udhësh pambarim
merimangë e ngecur në rrjetën e saj
kashtë që bie për të mos ngatërruar hapin
nga karroca që fëmija ndjek pas…
kec i humbur lëndinave të mallit
që rikthehet përsëri i bardhë…
kryqëzuar udhësh pambarim
merimangë e ngecur në rrjetën e saj
kashtë që bie për të mos ngatërruar hapin
nga karroca që fëmija ndjek pas…
kec i humbur lëndinave të mallit
që rikthehet përsëri i bardhë…
Vlore, 12 qershor, 2013
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani