6.2.16

GJUAJTJE PER TRI PIKE…


nëse dikur tri pikat nga fundi i vargut tim...
.
.
.
në gojën tënde të etur do të pikonin
e brenda saj fjalë do të bëhesha,
je e sigurtë se do më shqiptoje
pa më ngatërruar me tjetër?
nuk do m’i haje rrokjet?
nuk do më mbaje nëpërdhëmbë?
nuk do më mbaje nëpërgojë?
nuk do më përktheje në Esperanto?
nuk do më përtypje si çimçakiz?
nuk do më gëlltisje?
nuk do më villje?
dhe nëse vërtet dikur do më shqiptoje,
a do e bëje dot në heshtje? 
(2010)
©Artan Gjyzel Hasani