nuk është vjeshtë dhe pemët zhveshur kanë
ngricë…dëborë mbi anërrugë
por ti eja të shohim gjethet që bien…
vërtet s’ka gjethe, por ato bien
edhe kur nuk janë...
ngricë…dëborë mbi anërrugë
por ti eja të shohim gjethet që bien…
vërtet s’ka gjethe, por ato bien
edhe kur nuk janë...
ka një çast të ditës që fjalët kurrë s’e thanë
diçka në shpirt rilind
sëmbime rrahjesh dhëmb zemra
dhe sytë s’ janë më jeshilë
por të gjelbër janë...
diçka në shpirt rilind
sëmbime rrahjesh dhëmb zemra
dhe sytë s’ janë më jeshilë
por të gjelbër janë...
ma jep syrin tend të të lind një gjethe...
ma jep ta vë mbi pemë…të fillojë të bjerë
lozanjare në erë e tokën mos ta prekë...
ma jep ta vë mbi pemë…të fillojë të bjerë
lozanjare në erë e tokën mos ta prekë...
nuk mundesh?
ah…
at'herë falja pemës gjetherënë…
o Zot…
janë kaq të bukur dhe thellë më shohin
edhe kur nuk janë...
ah…
at'herë falja pemës gjetherënë…
o Zot…
janë kaq të bukur dhe thellë më shohin
edhe kur nuk janë...
Janar,2013
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani