3.2.16

EDHE LIRIA ESHTE AJER, BIRI IM...


kujdes, biri im,
është botë e shkalluar shpirtërash të shëmtuar…
pak janë njerëz të lire…
shumica janë të cliruar...
nuk dinë të ecin vetëm…
zvarriten së bashku…
i pengon ajri më shumë se hekurat…
qielli më shumë se kafazi…
por ti je i bukur…
ke kohë të shëmtohesh
në frymëmarrje shpirti i lirë jeto
liria jote prangë e tjetrit të mos bëhet kurrë…
edhe liria ajër është...
ndotet shpesh...
mos harro…
se një ditë do neveritesh edhe nga liria
në qiejt e pafund
ku nuk i përket askujt...
fluturimesh pa emër
do të të lërë fuqia
dhe kënga do të të tretet
shurdhërisë së gjithkujt...
liria pa fund është një tjetër robëri...
pafundësia është kurthi që çastin vret...
më mirë një kafaz ku porta hapur rri,
sesa qielli i pafund ku askush s'të pret...
© Artan Gjyzel Hasani