3.2.16

E DASHUR NIKOTINE...


jam mirë…
më thonë që jam mirë…
e akoma s’paskam vdekur, 
por dy javë pa ty në Word-in e këtij ekrani
asnjë varg nuk kam hedhur…
absurde jeta pa ty…
një World pa gërmën L
e L s’do te thotë Lëpirje,
por do të thotë Love…
e pakuptimtë bota ime pa ty, Nikotinë,
absurde si një Word pa fjalë…
e sonte lakuriq e shtrirë para meje
kjo grua amerikane rri
tunduese si Statujë e Lirisë
e porsi ajo sfiduese
më josh…
më fton…
me lirinë e saj më robëron….
me kofshët përpjetë përrallën e mbrëmjes pret…
përrallën e dy Kullave Binjake
që i rrëzon mbi shtratin e huaj
gjuha ime aq lehtë...…
por ajo nuk e di që në piçkën e saj të ngrohtë
gjëndet e mbytura e përjetshme…e ndyra Atlantida….
ajo…e vërteta…
jo sipas Platonit…
një Atlantidë mashkullore me kufoma filozofësh, parazitësh të panevojshëm , kërma moralizuesish të pacipë, mashtruesish, psikanalistësh, delirantësh, skizofrenësh, komunistësh, demokratësh, mbretërish, sheikësh, militantësh,revolucionarësh, luftëtarësh, bankierësh, halabakësh, heronjsh, shkencëtarësh, parlamentarësh, pasunarësh, varfanjakësh, ushtarësh, vrasësish, globalistësh, gazetarësh, fetarësh, politikanësh, hajdutësh, kriminelësh, idhujsh, predikuesish , trushplarësh…
të gjithë aksidentalisht të mbytur në piçkën e një gruaje
në tentativën mjerane për ta përdorur atë…
një Atlantidë e tyre që për arësye higjienike
më duhet ta gjej…
ta kërrej…
ta hedh…
tutje ta flak…
sa herë që para femrës përunjtazi në gjunjë bie…
…………………………………………………………….
o Zot sa e shtuar kjo rracë e burrave të shtetit...
idhujtari e rreme heronjsh dhe turmash që nuk e dinë
se burrin nuk e bën mashkull pushteti
as lufta
as lavdia
as paraja
por veç prania e një femre…
me apo pa Nikotinë…
(22 Nentor, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani