3.2.16

DHE KESHTU PRA...


...gishtërinj në dorë të fatit jemi
duhemi ... urrehemi... njësoj qënka
dashuri bëjmë kur nuk grindemi
dhe kur s’vdesim dot me hir
në shenjë respekti na vrasin
se mungesa jonë i zbukuron
mes amëshimi në varr na shpien
me ringjallje na dënojnë kot
uniformë mortore dita...
...por kur mbrëmja butë vjen
e dua rrobën që ti zhvesh
harruar më jepesh duke marrë
s’dimë çka ikën e ç’mbetet
Krishti ishte Kryqi apo ky Krisht
kush tjetrin mbajti a u mbajt
pa ditur cili zbret nga çfarë...
©Artan Gjyzel Hasani