2.2.16

DEMOKRACIA ALLA SHQIPTARCE


hej,vajzë e brishtë!
të zunë njëherësh të gjithë.
të puthën,
të përqafuan,
të dashuruan,
të kafshuan,
të rrahën,
të përdhunuan.
hej,vajzë e brishtë!
të zunë njëherësh të gjithë...
pleqtë më të egër se të rinjtë,
si manjakë të shqyen...
të rinjtë më të etur se pleqtë,
keqazi të shkërdhyen...
hej,vajzë e brishtë!
të zunë njëherësh të gjithë.
të dëshiruan të gjithë.
të mbarsën të gjithë.
të harruan të gjithë.
të mbarsën e ti linde një foshnjë.
s’ishte e bukur,
(e si mund të ishte?)
tashmë ti je lehonë.
baballarët e foshnjes masturbojnë
në pritje të ringjalljes tënde
dhe përpiqen që foshnjes së paligjshme
t’i vënë një emër.
(1998)
©Artan Gjyzel Hasani