kërkojmë gjysmën tjetër që në lindje
gjejmë njerëz të mbushur me vetvete
njerëz të plotë deri në vdekje
me shqisa të rrumbullta si dhjami
me lëkurë prej çeliku ku shkruhet “ e xanun”
me shpirtin të sheshtë si tepsi
si dikur toka në përfytyrimet e kinezëve

por e plotë mund të jetë veç hëna përtej dritëhijeve
kur ndodhet përballë lëmshit të zjarrtë
në agoninë e atyre që ikin
në pasigurinë e kujt mbeti
apo në vizatimet e fëmijëve…
kur ndodhet përballë lëmshit të zjarrtë
në agoninë e atyre që ikin
në pasigurinë e kujt mbeti
apo në vizatimet e fëmijëve…
vizatim i papërfunduar fëmijërie jemi të gjithë
që një mësues i ngutur na e hoqi nga dora
lapsat kanë mbetur në kujtesë si eshtrat
ne radiografinë e një gjoksi të vjetër
ku prej kohësh mungon zemra…
me dhimbje kuptojmë kur është vonë
se mësuesi dhe fëmija ishim vetë ne
të papërfunduar njësoj në kërkim të gjysmës tjetër...

po vallë është më mirë kështu të paplotë
në kërkim të pafund një jetë të tërë
se sa kur gjysmën tjetër shumë vonë e gjen
por s’ke ç’bën me të, se nuk ke më kohë…
në kërkim të pafund një jetë të tërë
se sa kur gjysmën tjetër shumë vonë e gjen
por s’ke ç’bën me të, se nuk ke më kohë…
©artangjyzelhasani