16.3.13

LEKSION NR.1 PER PARTNERET E PAVEMENDSHEM

 

kur puthja humbet gjuhën e seksi rënkimin
edhe pse dashuria "lamtumirë" akoma s’ju ka thënë...
trokitjet mbi vaginë bashkë me penetrimin
s’e hapin portën e shpirtit nga ku ju kanë përzëne… 

është e thjeshtë, vërtet shumë e thjeshtë,
çka vjen me bujë heshturazi një ditë shkon
në jetët tona sigurisht ka edhe vjeshtë
dhe gjethe që bien pa dëshirën tonë…

gjërat jo gjithnjë janë ashtu si ç’duken
lot’ i pafshirë vesa që nata loton
puthjet e mëngjesit shkujdesur i vret mesdita
dashuria vdes kur shndrrohet në zakon…

©Artan Gjyzel Hasani