12.8.12

MUND




poet, çdo gjë mund të ndodhë kur  fle  me një të panjohur
mund    dashuroheni  e  të harroni  gjithshka
shkujdesur mund te  qiheni   pa ia  mbajtur mend as emrin
mund  edhe të mos     ngrihet e lodhjen të  fajësosh   
në murg  të një nate mund të shndrohesh  për mëkataren
dhe plagët imagjinare  mund t’ia  lehtësosh
mund të  turbullohet  keqazi nën  prekjen tënde
e mbi një karrige   plot epsh të të jepet
në mënyrën e saj të panjohur të herës së parë
mund të të kërkojë  të fikësh dritën dhe diellin
t’I  vësh zjarrin  natës  dhe  gjinjve  të saj
çmendur  jastëkë, kofshë   e çarçafë
nga lëkurë jote    dalësh  e të mos ndjehesh i pastrehë
tërë  muzikën e botës  për  rënkimin e ri  të falësh
mund    të kafshoje lehtazi  në buzë  e të  qeshet
me një lëvizje  qerpikësh të të çojë në re
mund të dehet me ty  dhe mund  të mbetet shtazënë
vështirësisht e lehtë  si Itakë  pa dete
mund    dojë    bëhet e jotja  muzë
………………………………………………………………
pas puthjes tënde  të thellë mund të mbetet pa fjalë,
por mund   gdhihet edhe  poete…

çdo gjë mund të ndodhë kur fle me një të panjohur
të paktën diçka  do të ndodhë me siguri…
përderisa  me     njohurën që prej shumë  vitesh ke në  shtrat
    vërtetë  asgjë  e re  s’ndodh…
absolutisht asgjë e re…
madje as kjo poezi…


 (12 Gusht, 2012) 
©Artan Gjyzel Hasani

8.6.12

BOTE E VOCKEL

e dashur Klarë,
këtë mëngjes nuk do merrem me letërsi
dhe atë tregimin që ty nuk të pëlqeu aq shumë
nuk do e përfundoj sot...
do të bëj interesantin e vonuar,
si ç’thonë të vjetrit
filozofi në mungesë të tjetrit…
u lodha duke rigjetur gjërat e humbura…
më lodhin stinët që bëjnë sikur ikin
në shekuj piçka jote vazhdon t’i ngjajë të Maries
dhe Maria nganjëherë si ti…
ndryshoni vetëm nga numri i mbathjeve
e nga diçka tjetër
që e shkruajta dhe e fshiva përseri…
nuk jam i dëshpëruar...
dëshpërimi është luks i kushtueshëm
kërkon audiencë...
preferoj trishtimin
më komod për një njeri si unë
të cilit 0 ne boshtin numerik
i duket si një vrimë
të cilën po të dojë edhe mund të mos e qijë…
më trishton aq shumë përpikmëria e kësaj bote, Klarë,
kjo tirani e padukshme që mat kotësinë tonë,
trishtohem kur vetja më duket njeriu i duhur
në vendin dhe kohën e duhur.
koha e duhur: gjithnje.
vendi i duhur: pranë teje.
njeriu i duhur: unë.
njeriu tjetër i duhur: ti
ne nuk kemi fëmijë, Klarë
e ti e dëshiron me ngulm një,
por kur të të pyeste “O ma’
kush e vrau Detin e Vdekur?”
si do i përgjigjeshe ti?
nuk kemi fëmijë,
por kemi pallim
më shumë se sa mesatarja e parashikuar
nga Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
për Seksin në Vendet në Zhvillim.
cdo mbrëmje kryqesh të padukshëm i kryqëzuar
falem në Mekën tënde leshatore
mes kofshëve të tua dinjitoze…
kollona antike të një Partenoni të mërzitshëm
rënkimesh harruar…
s'kam asgjë tjetër të dashur veç teje
që të meritonte t'i thoja lamtumirë,
por druaj se nuk do të kuptosh
që lamtumira është thjeshtë një fjalë …
një renditje mekanike tingujsh
e lumturia po ashtu…
përbëhen nga të njëjtat gërma...
e prandaj nuk na arrijnë kurrë…
(më fal…po dal jashtë…në banjë…
çështjet e zemrës gjykohen me kthjelltësi
vetëm kur jemi duke dhjerë…
por njerëzit e kanë bërë zakon
të mos dhjesin kurrë bashkarisht...
prandaj ne të dy
jemi akoma bashkë...)
një botë pa lamtumirë më trishton
më shumë se një botë pa lumturi
e ti je kaq e lumtur pranë meje….
e mua më çmënd siguria jote
më sëmur.
më torturon
më tall
si iluzioni i ndrrimit të orës
ata që lehtë gënjehen…
besomë…
të betohem për ereksionet e mia
qofshin edhe ato të mëngjezit...
njerëzit nuk dinë të jenë të lumtur
e as të thonë lamtumirë,
e kjo nuk është dashuri
por diçka mes virtytit dhe vesit…
ti nuk e di se sa herë që të penetroj ty Klarë,
sa herë që gjinjtë e tu mes djersësh dehëse
humbasin krenarinë nën thithjen time,
gjithnjë një Marie diku tjetër rënkon në ekstazë
dhe përsëri e përsëri
unë dëgjoj akustikën shurdhuese të Saharasë brenda shpirtit,
të të gjitha saharave të kësaj bote bashkë…
nuk kam shpëtim prej teje, Klara
për sa kohë që miliona marie lakuriqe lahen dhe tinëzisht fërkojnë
veten buzë lumit ku dehet,
qan,
kërcen,
vidhet e përvidhet
shpirti im cigan
nëse do palloja tani një marie tjetër,
brenda meje do dëgjoja rënkimet e tua,
e përsëri e përsëri miliarda marie dhe klara
që shkëmbehen pafundesisht…
shkëmbejnë lëkurat dhe nënlekurat…
sytë, buzët, ngjyrën e flokëve…
gjinjtë..thithat e tyre bashke me venëzat e vogla blu rreth tyre…
barqet...uterusët dhe ovaret...
kapilarët dhe fijet nervore…
pubiset dhe tajgat…
klitorët dhe aromën e sqetullave…
xhelozitë dhe zilitë…
prekjet dhe kafshimet…
ulurimat dhe orgazmat…
deliret dhe ekstazat….
burrat...
dashnorët…
të dashurit…
klientët dhe kalimtarët e një nate të vetme…
spermën,
pështymat,
dhëmbet dhe kafshimet e tyre…
e në fund…
tamam në fund të këtij panairi
do më dukej që një jetë të tërë
pasi kam palluar tërë faunën femërore të planetit,
tërë perëndeshat e qiellit,
po palloj edhe statujat…
një statujë…
jo atë të Deas,
por një imitim alla Barbi në një dyqan të lirë kinezësh
që nganjëherë shesin edhe lule...
Klara, edhe sot duke pritur ardhjen tënde,
për të një miliontën herë, u rebelova
mjerueshëm si një krimb leshator
aspak i mëndafshtë
në revolucionin tim të vogël e të përditshëm nën çarçaf
që si të gjitha orgazmat revolucionare të shekullit të ri,
përfundoi me nje masturbim dhe nënproduktet e tij
nxehtësisht të dhunshme mbi barkun tim
i fshiva me arushin tënd sykaltër …
tani po shkoj të bëj dushin e përmortshëm dhe
përsëri e përsëri
do mendoj e do mendoj
që jam lodhur duke rigjetur gjërat e humbura…
e pastaj do vish ti Klarë dhe
niçet,
shopenhaurët,
sartrët,
frojdët dhe nxënësit e tyre,
konfucët,
budat,
platonët dhe pjesa tjetër e botës
do largohen nga shkallët e ndryshkura të "fire exit"
për t'u rikthyer nesër...
pasnesër...
tjetër pasnesër...
për t'u rikthyer sa herë që unë do të dua të humbas diçka
e të mos e gjej kurrë përsëri…
e ç’nuk do të jepja për të të humbur ty, Klarë,
si dikush që nga hija e vet kërkon të shpëtojë ,
por ti mos u dëshpëro nga fjalët e mia…
vallë ia vlen të merakosesh në këtë botë të vockël
ku në të vërtetë asgjë nuk humbet?
(2009, nga libri "Mekatari" )
©artangjyzelhasani

6.6.12

Se shpejti ne qarkullim romani "REPUBLIKA E SEMAFOREVE"

nje roman satirik  per realitetet sociale  dhe politike te  shoqerise sone te  dhjere  shqiptare  ne 20 vitet e fundit...intrigues pertej  asaj qe jeni mesuar te lexoni  zakonisht...suspens, grotesk, sarkazem, ironi  dhe shume humor... te zi  e shpesh te hidhur... nga  faqja e pare deri  tek e fundit...

24.4.12

MBI TABUNE E PERDORIMIT TE FJALEVE "TE PISTA" NE LETERSINE SHQIPE --shënime skiç-

MBI  TABUNE  E PERDORIMIT TE FJALEVE "TE PISTA"  NE LETERSINE SHQIPE --shënime skiç-

 
Mora shkas për këto shënime nga një e-mail që një lexuese e re më dërgoi ditë më parë. Me shumë dashamirësi më bënte vërejtje për përdorimin e fjalëve “të pista” të cilat sipas mendimit të saj ia ulnin vlerat një krijimi artistik, duke e çuar kësisoj këtë të fundit më shumë drejt banales se sa drejt artit. Pa dashur të paragjykoj mendimin e sinqertë të lexueses sime të panjohur, dua të them se vërtetë ka një ngerç në përdorimin e “dirty words” në një krijim letrar.

Qe ne fillim dua te theksoj se pergjithesisht une jam kunder perdorimit te "dirty words" ne gjuhen e folur e te perditshme, dhe kjo vetem per aresye estetike.

Por jam shume dakort per perdorimin e tyre ne gjuhen e shkruar te letersise artistike, aty ku autori e gjykon te domosdoshme apo funksionale.

Mendoj se në letërsinë shqipe është një ngërç i dyfishtë. Ngërc i autorëve për t’i përdorur ato fjalë dhe i lexuesve për t’i pranuar ato në funksionin letrar. Bashkeatdhetaret tane i tolerojne dhe i perdorin keto fjale "te pista" kur i thone ne gjuhe te huaj apo kur i lexojne ne faqet e librave te huaj ne gjuhen origjinale, por jane aq "te ndjeshem" kur behet fjale per perdorimin e tyre ne shqip.

Fjalët më të përdorshme gjatë jetës së një njeriu, herë të thëna me zë të lartë e më së shumti nën dhëmbë, janë një sërë fjalëformimesh që në bazë kanë konceptin “qirje”.

Estetët dhe studiuesit shqiptarë të letërsisë i janë shmangur përjetesisht një studimi mbi këto fjalë që natyrisht janë nga më të përdorshmet e të folurit të përditshëm... Po çfarë ka ndikuar në këtë shmangie? Morali i shoqërisë sonë? Feja? Edukata jonë qytetare? Puritanizmi i lexuesve? Hipokrizia e autorëve? Paaftësia e kritikës letrare? Çensura? Autoçensura?

Qirja/ të qirët si ndëshkim

“Të qifsha nënën! Të qifsha motrën! Të qifsha gruan!”.

Në shembujt e cituar të sharjeve qirja/ të qirët shfaqet në trajtë ndëshkimi që i jepet tjetrit. Objekt i këtij ndëshkimi janë gjithnjë “femrat” më të afërta të tjetrit, nëna, motra dhe gruaja e tij, që të treja këto tradicionalisht institucione të larta e të paprekshme morale për familjen dhe individin shqiptar. Bie në sy fakti që në traditën e sharjeve shqiptare përjashtohet lënia me barrë/ mbarsja. Pra nuk kemi sharje të tilla si “ të lënça me barrë nënën, motrën apo gruan!”. Në të sharën e tij ndëshkuesi tradicionalisht ndalon vetëm në aktin e qirjes dhe jo më tej. Kuptohet që behet fjalë për një qirje të dhunshme, si çdo ndëshkim, të papranueshëm nga objekti që do e pësojë atë ndëshkim (nëna, gruaja, motra). Me fjalë të tjera një përdhunim. Në psikologjinë popullore përdhunimi që rezulton me mbarsje të viktimës konsiderohet si më pak i dënueshëm se sa përdhunimi pa mbarsje. Kjo sepse psikologjikisht mbarsja (dhe fruti i saj) shërben si një hallkë që e lidh në një farë mënyre përdhunuesin me viktimën e vet. Por ai ( sharësi/ përdhunuesi hipotetik) nuk kërkon asnjë lidhje të tillë, por veç ndëshkimin e viktimës së tij hipotetike. Pra qirja e shoqëruar me mbarsje nuk është cilësisht e pranueshme për sharje. Të gjitha sharjet bëhen në mënyrën dëshirore ( të qifsha!). Vetë përdorimi i kësaj mënyre dekonspiron komplekset e inferioritetit në psikologjinë e sharësit. Po ashtu e shara më shumë se sa ofendon pësuesen e saj, shërben si një nxitës i një dëshire të pamundur te personi që shan. Nxitës i një dëshire të pamundur. Sa më i pamundur është realizimi i kësaj dëshire aq më e fortë bëhet sharja. Kalohet nga nëna të motra e të gruaja, dmth shkohet të sharja me “libër shtëpie”.

Qirja/të qirët si mallkim

Nje personazh jevg i nje romanit tim kendon i dehur:

sec këndon Mol Tirona

te dyqani i berberëve

"Ne po qimë gratë tona

e jo më të të tjerëve..."

Mes evgjitkave të Brakës haset shpesh një traditë në lëminë e sharjes si mallkim: “Të qiftë burri im!” mallkon jevga. Pra një mallkim tepër i tmerrshëm sipas saj. Imagjinoni për një çast jevgun e dehur mustaqelli që shkon në betejën e papritur kundër femrës së panjohur me të cilën ka bërë një sherr në tregun e zarzavateve jevga e tij. Pra në këtë rast nëse e zë ai mallkim atë gruan e panjohur ajo do të vuajë shumë sipas lëshueses së munxës “të qiftë burri im!”. Është e qartë se në atë komunitet evgjit të qirët në vazhdimësi i ngjason përdhunimit, edhe kur kryhet mes personash ligjërisht të bashkuar si bashkëshortë.

Qirja / të qirët si bekim

Ne të gjithë ( sharës dhe të sharë) anashkalojmë faktin se të gjithë pa përjashtim de facto jemi nënëqirë, motërqirë dhe graqirë. Nëna jonë është qirë pa kemi lindur ne. Motra jonë po ashtu prandaj kemi nipat e mbesat. Gruaja po ashtu prandaj kemi fëmijët. Pra ky kontekst i qirjes /të qirës është të paktën mendërisht i pranueshëm nga të gjithë, pa asnjë vrarje ndërgjegje. Është natyrshmëria e riprodhimit dhe vazhdimësisë së jetës njerëzore e cila realizohet me një bashkim seksual fizik(qirje) mes personash që nësë do ketë mbarsje do bëhen prindër e do lënë pasardhës. Të menduarit e këtij konteksti nuk na bën të ndjehemi keq. Në këtë kontekst qirjeje nuk ka një veprues dhe një pësuese të qirjes, por logjika thotë se që të dy, mashkulli dhe femra qinë njëri tjetrin/ u qinë sëbashku. Pra mungon këtu konteksti ndëshkimor apo mallkues i qirjes/ të qirës . Përkundrazi qirja këtu është në kontekstin e kënaqësisë absolute – një nga më të mëdhatë e jetës së qenieve njerëzore. Mund të na skuqet faqja lehtë duke menduar këtë fakt nën dritën e moralit familjar e shoqëror, por nuk na nxihet faqja nga zemërimi siç na nxihet kur pësojmë atë konteksin tjetër të sharjes nga dikush tjetër “të qifsha nënën, motrën, gruan!”. Në shqipen e përditshme ne meshkujt themi shpesh: “E qiva sa u çmend nga kënaqësia… E qiva dhe u kënaqa shumë…”. Dhe po ashtu femrat nga ana tjetër “më qiu dhe më kënaqi, u qimë dhe u kënaqëm…”. Dhe në mënyrë po kaq shprehëse jepet në gjuhën e përditëshme dëshpërimi apo pakënaqësia nga mungesa e qirjes/ të qirës ( "dreqi ta hajë..nuk e bëmë…nuk u qimë…nuk e qiva…nuk më qiu…") Pra qirja pranohet si akt seksual i padiskuteshëm kënaqësie.

Tabuja e përdorimit të fjalëve “të pista”

Duke gjykuar nga sa shkruajta më sipër në këto shënime mendoj se tabuja e përdorimit të fjales “qirje” dhe varianteve gjuhësore të rrjedhura nga ajo vjen për shkak të ngarkësës ndëshkuese dhe mallkuese të sharjeve ku përdoret ajo fjalë dhe aspak nga vetë ajo fjalë. Është pikërisht ajo ngarkesë artificale që buron nga sharjet e cila i bën “të pista” artificialisht ato fjalë që në gjendje natyrore janë fjalët më të pastra (meqë fjalët u ndakan në kategori higjienike!) , emërtesat e të cilave kanë lidhje direkte më funksionet më bazike të krijesës njerëzore dhe me pjesët më vitale të trupit njerëzor që sigurojnë vazhdimësinë e jetës njerëzore mbi tokë.

Une nuk mundem kurrsesi te kuptoj se si mund të jetë e papranueshme si fjalë letrare qirja që si veprim është hallka lidhëse mes dashurisë dhe të dëshiruarit nga njëra anë dhe produktit të dashurisë dhe dëshirës nga ana tjetër : kënaqësitë dashurore dhe bërjen e fëmijëve. Në këtë kontekst unë kurrsesi nuk mund ta kuptoj këtë diskriminim letrar që i bëhet fjalës qirje. As si autor. As si lexues. Dhe sigurisht as si qenie njerëzore. Unë nuk e di pse qënkan më të pranueshme fjalët “dhjes, shurroj, vjell, shurrë, bythë, mut, koqe, spermë” që e gëzojnë qytetarinë e përdorimit në letërsinë shqipe ( disa syresh madje që në origjinë të saj), se sa fjalët “qirje”, “kar” apo “pickë” dhe variacionet dialektore të tyre. Në shumicën e rasteve më duket një shenjë e qartë dyfytyrësie autoçensurimi i fjalëve të tilla nga krijuesit letrarë dhe zëvëndësimi i tyre më terma mjeksorë aspak letrarë si “akti seksual”, “penisi”, “vagina” “kopulimi” etj. Ndoshta lexuesve nuk u është mësuar syri me praninë e fjalëve “të pista” nëpër tekstet letrare shqipe, por kjo është e përkohshme si alibi dhe e pamjaftueshme për të vazhduar akoma me hipokrizira të tilla gjuhësore. Mendoj se fjalët "e pista" mund dhe duhet të përdoren në një kontekst letrar aty ku ky përdorim i shërben artistikisht krijimit. Sigurisht të përdorura në kontekstin artistik në kohën dhe vendin e duhur dhe jo të kthehen qëllim në vetvete nga autori me pasojë deformimin estetik të krijimit letrar dhe të vetë perceptimit estetik që lexuesi përfton nga ai tekst. Meqe fjala eshte veshja e mendimit do te perifrazoja shprehjen qe i referohet veshjes se "shthurrur": "Nuk ka veshje provokuese, por ka vetem sjellje provokuese". Ne rastin e fjaleve "te pista" do te thoja qe nuk ka fjale te pista, por ka vec keqperdorim te tyre.

Në mbyllje, pa dashur të spostoj vëmëndjen e lexuesit në gjëra jo letrare, sqaroj se hipokrizitë dhe çensurat e tjera të llojit moral apo fetar në lidhje me përdorimin e fjalëve “të pista” në letërsi nuk janë dhe nuk mund të jenë objekt i këtyre shënimeve aspak moraliste e aspak fetare, por thjeshtë letrare. Letërsia në gjendje natyrore nuk njeh religjione dhe morale kolektive. Letërsia është Krijim dhe autori është Krijuesi i krijesës/ krijimit të tij. Është Sovran i Krijimit të Tij dhe për pasojë i tejkalon religjionet dhe moralet kolektive.

(20 janar, 2010)
©Artan Gjyzel Hasani