8.6.12

BOTE E VOCKEL

e dashur Klarë,
këtë mëngjes nuk do merrem me letërsi
dhe atë tregimin që ty nuk të pëlqeu aq shumë
nuk do e përfundoj sot...
do të bëj interesantin e vonuar,
si ç’thonë të vjetrit
filozofi në mungesë të tjetrit…
u lodha duke rigjetur gjërat e humbura…
më lodhin stinët që bëjnë sikur ikin
në shekuj piçka jote vazhdon t’i ngjajë të Maries
dhe Maria nganjëherë si ti…
ndryshoni vetëm nga numri i mbathjeve
e nga diçka tjetër
që e shkruajta dhe e fshiva përseri…
nuk jam i dëshpëruar...
dëshpërimi është luks i kushtueshëm
kërkon audiencë...
preferoj trishtimin
më komod për një njeri si unë
të cilit 0 ne boshtin numerik
i duket si një vrimë
të cilën po të dojë edhe mund të mos e qijë…
më trishton aq shumë përpikmëria e kësaj bote, Klarë,
kjo tirani e padukshme që mat kotësinë tonë,
trishtohem kur vetja më duket njeriu i duhur
në vendin dhe kohën e duhur.
koha e duhur: gjithnje.
vendi i duhur: pranë teje.
njeriu i duhur: unë.
njeriu tjetër i duhur: ti
ne nuk kemi fëmijë, Klarë
e ti e dëshiron me ngulm një,
por kur të të pyeste “O ma’
kush e vrau Detin e Vdekur?”
si do i përgjigjeshe ti?
nuk kemi fëmijë,
por kemi pallim
më shumë se sa mesatarja e parashikuar
nga Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
për Seksin në Vendet në Zhvillim.
cdo mbrëmje kryqesh të padukshëm i kryqëzuar
falem në Mekën tënde leshatore
mes kofshëve të tua dinjitoze…
kollona antike të një Partenoni të mërzitshëm
rënkimesh harruar…
s'kam asgjë tjetër të dashur veç teje
që të meritonte t'i thoja lamtumirë,
por druaj se nuk do të kuptosh
që lamtumira është thjeshtë një fjalë …
një renditje mekanike tingujsh
e lumturia po ashtu…
përbëhen nga të njëjtat gërma...
e prandaj nuk na arrijnë kurrë…
(më fal…po dal jashtë…në banjë…
çështjet e zemrës gjykohen me kthjelltësi
vetëm kur jemi duke dhjerë…
por njerëzit e kanë bërë zakon
të mos dhjesin kurrë bashkarisht...
prandaj ne të dy
jemi akoma bashkë...)
një botë pa lamtumirë më trishton
më shumë se një botë pa lumturi
e ti je kaq e lumtur pranë meje….
e mua më çmënd siguria jote
më sëmur.
më torturon
më tall
si iluzioni i ndrrimit të orës
ata që lehtë gënjehen…
besomë…
të betohem për ereksionet e mia
qofshin edhe ato të mëngjezit...
njerëzit nuk dinë të jenë të lumtur
e as të thonë lamtumirë,
e kjo nuk është dashuri
por diçka mes virtytit dhe vesit…
ti nuk e di se sa herë që të penetroj ty Klarë,
sa herë që gjinjtë e tu mes djersësh dehëse
humbasin krenarinë nën thithjen time,
gjithnjë një Marie diku tjetër rënkon në ekstazë
dhe përsëri e përsëri
unë dëgjoj akustikën shurdhuese të Saharasë brenda shpirtit,
të të gjitha saharave të kësaj bote bashkë…
nuk kam shpëtim prej teje, Klara
për sa kohë që miliona marie lakuriqe lahen dhe tinëzisht fërkojnë
veten buzë lumit ku dehet,
qan,
kërcen,
vidhet e përvidhet
shpirti im cigan
nëse do palloja tani një marie tjetër,
brenda meje do dëgjoja rënkimet e tua,
e përsëri e përsëri miliarda marie dhe klara
që shkëmbehen pafundesisht…
shkëmbejnë lëkurat dhe nënlekurat…
sytë, buzët, ngjyrën e flokëve…
gjinjtë..thithat e tyre bashke me venëzat e vogla blu rreth tyre…
barqet...uterusët dhe ovaret...
kapilarët dhe fijet nervore…
pubiset dhe tajgat…
klitorët dhe aromën e sqetullave…
xhelozitë dhe zilitë…
prekjet dhe kafshimet…
ulurimat dhe orgazmat…
deliret dhe ekstazat….
burrat...
dashnorët…
të dashurit…
klientët dhe kalimtarët e një nate të vetme…
spermën,
pështymat,
dhëmbet dhe kafshimet e tyre…
e në fund…
tamam në fund të këtij panairi
do më dukej që një jetë të tërë
pasi kam palluar tërë faunën femërore të planetit,
tërë perëndeshat e qiellit,
po palloj edhe statujat…
një statujë…
jo atë të Deas,
por një imitim alla Barbi në një dyqan të lirë kinezësh
që nganjëherë shesin edhe lule...
Klara, edhe sot duke pritur ardhjen tënde,
për të një miliontën herë, u rebelova
mjerueshëm si një krimb leshator
aspak i mëndafshtë
në revolucionin tim të vogël e të përditshëm nën çarçaf
që si të gjitha orgazmat revolucionare të shekullit të ri,
përfundoi me nje masturbim dhe nënproduktet e tij
nxehtësisht të dhunshme mbi barkun tim
i fshiva me arushin tënd sykaltër …
tani po shkoj të bëj dushin e përmortshëm dhe
përsëri e përsëri
do mendoj e do mendoj
që jam lodhur duke rigjetur gjërat e humbura…
e pastaj do vish ti Klarë dhe
niçet,
shopenhaurët,
sartrët,
frojdët dhe nxënësit e tyre,
konfucët,
budat,
platonët dhe pjesa tjetër e botës
do largohen nga shkallët e ndryshkura të "fire exit"
për t'u rikthyer nesër...
pasnesër...
tjetër pasnesër...
për t'u rikthyer sa herë që unë do të dua të humbas diçka
e të mos e gjej kurrë përsëri…
e ç’nuk do të jepja për të të humbur ty, Klarë,
si dikush që nga hija e vet kërkon të shpëtojë ,
por ti mos u dëshpëro nga fjalët e mia…
vallë ia vlen të merakosesh në këtë botë të vockël
ku në të vërtetë asgjë nuk humbet?
(2009, nga libri "Mekatari" )
©artangjyzelhasani