e dua shumë Atdheun,
o heronj pa heroizëm të vendit tim,
por preferoj më tepër ngrohtësinë e një femre…
këmbana paqeje janë gjinjtë e saj
e unë këmbanari i tyre orgazmik
nga politika juaj i shkërdhyer
nga internacionalizmi juaj i neveritur...
nga globalizmi juaj i fyer…
nga patriotizmi juaj i rremë i lodhur...
jam bashkëqytetari juaj tragjikomik
që nesër shesheve do të vendosë
në vend të statujës së Heroit Kombëtar
Monumentin e Dashnores së Panjohur…
(29 Janar, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
13.1.11
Domosdo…
une s’të kam takuar kurrë ty…
nuk të njoh…
por kur në një banket tajlandezësh
një pjatancë me midhje të gjalla më servirën
me banane dhe orkide anash zbukuruar
e diku pranë tyre ca briosh
kofshët e tua që nuk i kam parë kurrë përfytyrova
e atë gjënë tjetër domosdo…
domosdo të bukura e aromëmira,
përderisa dëshiron të m’i tregosh...
dhe ndërsa alkooli përtej gurmazit tim
niagarë viagre mbi gjoksin leshator rrodhi
peceta që kisha mbi prehër përdhe u rrëzua...
e bardhë sic ishte më nuk ishte
kur vera e derdhur me lulëkuqe e mbolli…
e teksa kamarierja kineze u përkul ta merrte
e dy gjinj të hatashëm zbuloi
dora e ndrojtur e eskimezes që kisha pranë
ekuadorin tim fërkoi…
por nuk doja me asnje femër nga ato ta bëja,
vecse me dorën time që orkidet kish prekur…
ndërsa kofshët e tua që nuk i kam parë kurrë
ndjeva të mos doja t’i tradhëtoja…
.......................................
u ngrita e në banjë hyra...
pas derës së saj të mbyllur
të gjitha gratë e botës i harrova…
ja të gjitha këto ndodhën mbrëmë
kur një pjatancë me midhje të gjalla më ofruan...
mes orkidesh të bananta i avullti briosh...
dhe në mendje më erdhën
domosdo kofshët e tua…
kofshët e tua që kurrë s’i kam parë….
……………………….
të bukura domosdo
përderisa ke qejf të m’i tregosh…
(12 Janar, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
7.1.11
Eppur si muove...
e megjithatë ajo lëviz…
lëviz brenda teje
në gjinjtë që ti prek
në barkun që përkëdhel
në venusin tënd ku jugë e ngrohtë fryn
të turbullon…
të huton…
dhe e imja bëhesh pa e ditur as vetë…
e megjithatë ajo lëviz…
lëviz brenda teje
ëmbël të trullos
nektar…
dehje…
dritë në sy bëhet…
regëtimë…
buzëqeshje…
dridhje e buzëve…
vështrimi im që qerpikëve të tu digjet
si heretiku mbi turrën e druve…
e megjithatë ajo lëviz…
lëviz brenda teje
të përflak…
epshet t’i përndez si natë gushti…
edhe kur eklipset e diellit tim
me hënat e heshtjes tënde vallëzojnë
melodi Kopernikësh të lodhur...
mbi Udhë të kalldrëmta Qumështi...
e megjithatë ajo lëviz
lëviz brenda teje
në ata sy qe nuk i shoh...
në akujt që kanë zënë të të shkrijne sqetullave ...
gjinjve të brishtë ku manushaqet e puthjes sime
vesë malli pikojnë …
nën ata flokë ku dimërojnë pranverat e tua...
lëndinë për këmbën e vockël dhe
hapat e fshehtë të vështrimit tënd
mendimi im bëhet
e ti
përditshmëria e një malli të paralajmëruar...
e megjithatë ajo lëviz
mëngjeseve të tua kur ndërsa dhëmbet lan
në pasqyrë kërkon sytë e mi...
mesditës tënde kur në tryezën e drekës
vë gabimisht një pjatë më shumë...
mbrëmjes tënde kur muzgun e heshtur për mua pyet ti...
të gjitha netëve të tua kur
mëngjesi...
mesdita...
mbrëmja....
pashmangshmërisht bëhen unë…
e megjithatë ajo lëviz
lëviz brenda teje
edhe kur të duket sikur më harron
e neveritur nga zemërimet dhe mëritë
nga dyshimet dhe mosbesimet…
edhe kur buzëqeshjen ngrin buzëve të mia
ndërsa me pinguinët e kokëfortësisë tënde
padashur më shndëron në Anktarktidë...
e megjithatë ajo lëviz
lëviz brenda teje
edhe pse mengjeset tona tashmë nuk takohen…
as netët...
as muzgjet që pikojnë pikëlllim…
leviz brenda teje kur me spërkatje vargjesh
ëndrrën që kam parë të pëshpëris
dhe ti magjishëm si mbrëmja
atje larg fle zgjimin tim...
(7 Janar, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
Subscribe to:
Posts
(
Atom
)