Të harroi vjeshta degës së thyer, gjethja ime,
si dashuria vetveten kur s’ka ç’të kujtojë më…
Borëton…
Ketrat e dëshirës dremisin dimrin
aty ku dikur ishin lulet…
dhe unë pasi gris një letër të vjetër dashurie
shkruaj këto vargje për ty…