30.12.09

Krevati

Kjo është një histori që po e lexove një herë, nuk e harron dot kurrë. Është historia e një krevati. E një krevati që u shit në një ankand pak vite më parë. E një krevati që u ble nga paratë e një bankieri dhe dëshira e zjarrtë e zonjës së tij, një shtëpiake jo fort e dëshpëruar. Një krevat në dukje shumë i zakonshëm. Prej hekuri. King size.
Pasi çifti Bedfort fitoi ankandin e krevatit kërkoi të dinte më shumë rreth historisë së tij dhe arësyeve pse shitej në një ankand.
Krevati i kish përkitur konteshës L, një grua që sipas arshivave krahinore, edhe pse beqareshë, i kish ngrënë mollët e ndaluara deri në pleqërinë e thellë. Në një rregjistër fletëzverdhur që bënte pjesë në marketingun e krevatit abati i krahinës, një biçim kronikani ky, kish hedhur dëshmitë e disa prej njerëzve që kishin pasur fatin të ndodheshin mes krahëve të konteshës mbi krevatin e saj. Bashkëngjitur edhe një faqe nga ditari i konteshës.

Markezi Kalëro: “Ika përsëri fshehurazi nga kështjella ime. Natën e kalova te L. Një natë e mrekullueshme. Një femër e mrekullueshme. Një krevat i mrekullueshëm. Një gjumë i mrekullueshëm.”

Gjenerali Zhytenberg: “Përveç atij krevati, kontesha është gjëja më interesante në atë dhomë të mobiluar me shijen e një putane dhe sqimën e një virgjëreshe. Për herë të parë pas një muaj luftimesh kundër francezëve pata rastin të ndodhem tërë natës në krahët e një gruaje tunduese si kontesha. Dhe fjeta aq rehat në atë krevat”

Pianisti De Profundis:”Do ta ndrroja pa një pa dy pianon time me atë krevat. Mbi tastierën e atij krevati kordat e trupit të konteshës më falën ninulla magjike.”

Greku Qipidhis: “Nëse perënditë e Olimpit do kishin nga një krevat si ai i konteshës L mitologjia do të ishte e mbushur vetëm me orgazma dhe orgjira dhe aspak me poseidonë të zemëruar dhe luftëra meshkujsh idiotë. Sigurisht Zeusi do ishte shërbëtori më i devotshëm i konteshës.”

Doktor Piçken: “ Krevati i zonjushës L është vërtetë i magjepsur. Për këtë gjë më bind fakti se jashtë atij krevati kontesha nuk më tundon aspak , ndonëse ecën bukur me hapin e saj prej shtojzovalleje.Dua të shtoj që unë e kam parë atë lakuriq në shumë raste të tjera si paciente dhe kurrë nuk e kam gjetur epshor atë trup. Por mbi krevatin e saj po. E jashtëzakonshme. Sapo u shtriva në atë krevat fjeta si i vdekur një gjumë të paqtë e pa ëndrra”

Druvar anonim: “ L është një femër për të cilën më ngrihet në çast sapo e kujtoj. Më ngrihet e më bëhet dru. Me gjinj të mëdhenj dhe kofshë më të forta se sa Henrika ime, ndjesë pastë. Dehet deri në çmenduri nga era e djersës sime të qelbur. Më thith gjuhën deri në mpirje. Më kafshon gjoksin leshator deri sa e bën plagë. Më lëpin kudo në trup pa ma ndarë vështrimin e syve blu. I pëlqen të ma marrë në gojë aq shumë saqë mend harroj se mes shalëve ka një goxha vrimë të mgrohtë e të lagur e një tjetër të atillë po ashtu mes bythëve të lëmuara. Por jo...jo… Nuk harroj. Mbi atë krevat asgjë nuk harrohet.”

Kontesha L: “ Mallkuar qoftë krevati im! Mallkuar! Të gjithë meshkujt që erdhën të më bënin dashuri mbi atë krevat fjetën si derra deri në mëngjes.Markezi, doktori, gjenerali, adjutanti i tij, gjykatësi tullac, noteri, djali i tij student,shokët e tij e plot rioshë e pleq të tjerë… Të gjithë. Të gjithë përveç druvarit. Druvari nuk flinte. Më shtrydhte fort e më falte ekstazën e hamshorit deri në rraskapitje dhe shpesh, ngaqë nuk dëshironte të më prishte gjumin e ëmbël që pasonte orgazmën e fundit, rrezet e para të diellit e gjenin duke masturbuar ulur në një kolltuk aty pranë. Prekja e tij më bënte të mos ndjehesha konteshë, por një femër ndryshe,një putanë, putana e tij e bindur, ndonëse nuk jam shumë e sigurtë nëse ai vetë e ndjente këtë gjë.”


Duke lexuar këto shënime bankieri papritmas kish pësuar disa gëlltitje të zhurmshme e të dyshimta. E shoqja, ish përfshirë nga një admirim i beftë për konteshën e panjohur L. Admirimi kish marrë formën e një zilie të heshtur teksa ajo kish ndjerë një flatrim diku më në jug të trupit të saj, ndoshta fluturat që kërkonin të shuanin etjen në oazin e saj të tharë. Çifti Bedfort prej shumë vitesh nuk bënte seks, por edhe më parë, në vitet e hershme të martesës jeta e tyre seksuale nuk kish qenë inkandeshente. Por ajo ndjenjë e thellë dhe aq e rrallë që rëndom quhej dashuri nuk kish vdekur. Thjesht kish humbur. Dhe si për çdo gjë të humbur shpresat për rigjetjen e saj do të vdisnin mesa dukej bashkë me të zotët e tyre.
Pasi lexuan me vëmendje shënimet e abatit, pavarësisht njëri tjetrit kishin menduar se krevati në fakt mund t’u shërbente si një afrodiziak.
Por natën e parë mbi krevatin e ri nuk arritën të bënin gjë. Atij nuk iu ngrit. Ajo kish pritur tërë natës, e ndezur mes epshesh të vonuara, pa vënë gjumë në sy. Në mëngjes kish fjetur, ndërsa ai ish nisur për në punë.
Nata e dytë kaloi si e para dhe në mëngjes kur u zgjuan ajo i tha” Mirëmëngjes markez!”. Të tretën fjetën paq dhe në mëngjes ajo e quajti Doktor. Kështu edhe në ditët në vazhdim zotëria u gdhi adjutant, student, gjeneral, pianist. Jo vetëm që nuk i ngrihej, por përgjumja e vinte poshtë, sapo niste të përkëdhelte format joshëse të së zhuriturës.
Natën e fundit sipas listës i binte të quhej druvar. Dhe të bënte atë çka kish bërë druvari me konteshën L. I parruajtur siç ishte e kishte më të lehtë. Atë natë nuk fjetën fare. E shqepi nga të gjitha anët dhe në mëngjes gruaja e quajti me plot gojën “druvari im”.
Ditën tjetër, ndërsa po zbardhte, mes qerpikëve gjoja të përgjumur, e kish parë të shoqin të ulur në një kolltuk pranë duke i rënë me dorë. Orë më vonë, ndërsa ai kish qenë lakuriq nga mesi e lart duke punuar bahçen, kish qenë ajo që buzë dritares kish masturbuar në ethe, e zhveshur dhe flokëlëshuar, mbuluar veç me njërën nga perdet.

***

Burri kish ndryshuar. Shihej në pasqyrë dhe tiparet i ishin zbehur dhe nuk ishte më ai i pari. Fytyra i ish rrudhosur shumë, ndërsa dhjamrat e trupit të bankierit ishin tretur per t’ua lënë vendin muskujve të spikatur të druvarit. Ndryshe nga trupi, truri nuk i punonte më si më parë. Kompjuteri nuk e tërhiqte më. As librat. As muzika. As komoditeti mes të cilit kish ndërtuar tërë jetën e tij. As miqtë. Garazhi kish shumë kohë pa u hapur, dhe po aq kohë ai nuk kish zbritur në qytet. Ditën e kalonte në pyllin pranë duke prerë dru për oxhakun e netëve të zjarrta. Filluan problemet me punën. Nuk po e menazhonte dot siç duhej bankën e tij dhe në javët në vazhdim kuptoi që paraja nuk e tërhiqte aspak e po ashtu edhe tërë ajo botë finaciare mes së cilës kish jetuar në shumicën e jetës së tij. Nuk vonoi shumë dhe në qytet u hap fjala se zotëria Bedfort ishte i sëmurë dhe për pasojë aksionet e tij në bursë sa vinte e zhvlerësoheshin. Zuri të mos lahej dhe të mos rruhej. Nuk krihej më. Kutërbonte erë djersë. Borxhet e bankës nisën të rriteshin e po ashtu edhe seksi mbi krevatin magjik. Për të fshehur jetën e tij të re u detyrua të dilte në pension.
E shoqja ndërkohë, edhe pse në menopauzë, kish nisur të lulëzonte. Astma iu zhduk si me magji. Fytyra dikur anemike tashmë kish marrë ngjyrë trëndafili. Sëmbimet hormonale të zemrës kishin fluturuar diku në trurin e saj, atje ku zakonisht sëmbimet shndrrohen në marramendje. Lëkura e trupit iu lëmua dhe nisi të marrë shkëlqimin e dikurshëm. Nuk ishte më nervoze. Ishte e paduruar, por ky padurim nuk e nervozonte. Përkundrazi. Ishte ana e padukshme e padurimit. Për herë të parë pas kaq vitesh pritja kish marrë përsëri kuptimin që i jepej zakonisht vetëm nëpër libra të harruar dashurie. Ia ndizte gjirin dhe ia ushqente ëndrrat me fishekzjarre.
Të shoqin nisi ta trajtojë me përçmim gjatë ditës. Si shërbëtorin e saj të pafjalë. Netëve i përgjërohej dhe ishte skllavja e tij e seksit, sidomos kur ai e thërriste “kurva ime”.


***

Nuk vonoi shume dhe ajo i kerkoi që të mos shiheshin më gjatë ditës. I bindur nën ethen e mbrëmjes dhe seksit ai pranoi me përulësi. Kishte filluar të ndjehej druvar. Dhe ajo konteshë L.


***

Pas ca kohësh gruas i lindi ideja të jetonin të ndarë. Në dhoma të ndryshme. Si dy të huaj. Vila e tyre ishte e bollshme dhe kishte shumë dhoma, por ranë dakort që ai të jetonte në bodrumin e vilës, ku mes ca vjetërsirave vendosën edhe krevatin epshndjellës. Mëngjesin nuk e hanin më bashkë. As drekën. Në darkë vonë ajo përvidhej korridoreve të errëta të vilës dhe zbriste në bodrum e mbuluar vetëm me një tyl të kaltër. Pastaj niste avazi. Avazi i përnatshëm mbi atë krevat.. Kurrë më parë kënaqësitë e seksit nuk kishin gëluar në shtëpinë e tyre si kohët e fundit.


***

Erdhi një ditë kur zonja e tij i kërkoi diçka tjetër: të divorcoheshin. Të divorcoheshin dhe të shijonin seksin mes tyre si dy dashnorë. Si dy dashnorë të fshehtë. Të përvjedhur. Ai u habit së tepërmi, por nuk bëri zë. Netët e seksit të paparë dolën më të forta se habia e tij. Të gjitha pyetjet dhe pikëpyetjet e tij shuheshin me të çuar ndërmënd krevatin. Ngadalë kish arritur të kuptonte që asgjë e mirë nuk vjen nga të pyeturit.
U ndanë në gjykatë. Vazhduan edhe një muaj e ca mes dalldish të papara seksuale. Kur fytyra e tij e parruar, e palarë dhe e ashpër zhytej mes gjinjve të saj të butë…kur gishtërinjtë e saj delikatë thyheshin e përthyheshin mes flokëve të tij të gjatë, të pakrehur e të mbushur plot ashkla drurësh dhe erë gjethesh të kalbura… kur kurmi i saj i parfumosur ujitej nga djersët e athëta të tij…kur dhëmbët e tij ngrinin mbi thithkat e mavijosura atëhere…vetëm atëhere trupi i saj elektrizohej me drithërimën e një gjarpërusheje dhe mes ulurimash të llahtarshme bëhej harku nën të cilin rrëzoheshin triumfet e tij rënkimtarë. E pastaj fillonin nga e para si në një lojë që nuk mbaronte veçse në agim.


***

Një natë, pasi kishin mbaruar betejën e rradhës dhe ai po tymoste i kënaqur cigaren e passeksit, ajo i kish thene se kish ndërmënd të martohej me dikë tjetër dhe se kish gjetur në internet një rast të volitshëm.
“Përse kërkon të martohesh përsëri?” kish pyetur ai për herë të parë gjatë kohëve të fundit. “A nuk jemi mirë kështu? Unë jam shumë i lumtur!”
Ajo s’kish folur. Kish dashur t’i thoshte “Nuk e kupton përse? Dua të bëj atë që nuk mundi ta bënte kurrë kontesha L.Të provoj atë kënaqësi që ajo s’e provoi dot kurrë edhe pse meshkujt nuk i munguan kurrë në jetën e saj. Dua t’i përvidhem dikujt! Të ndjehem tradhëtare dhe e pabesë ndaj dikujt. T’i përvidhem dikujt kur vij atje në bodrumin tënd…në krevatin tonë, druvari im. Dua që seksi me ty të jetë gjithnjë i zjarrtë dhe pasionant, mëkatar dhe vjedhacak dhe unë të ndjehem e pabesë. Prej muajsh unë ndjehem kurvë e devotshme në krahët e tua, druvari im, por jo tradhëtare.. Ndjehem kurvë, por jo e pabesë për sa kohë që je vetëm ti në jetën time. Dua t’i përvidhem dikujt! Dikujt, çdokujt, por kurrë ty. Le të jetë pra ai burrë i panjohur, ai bashkëshorti im i nesërm, hija. Hija që unë do tradhëtoj sa herë që të vi në bodrumin tënd mbi krevatin tonë…. Është e vetmja mënyrë që të mos humbas pasionin për ty, dashuria ime e vetme. Dhe nuk më mjafton të jem thjesht kurva jote e bindur, druvari, im… Dua të ndjehem edhe tradhetarja e dikujt, tradhëtarja e tij e pabesë…”.
Por nuk kish thënë asgjë. Kish heshtur dhe nuk kish folur asnjë fjalë.


***

Pas dy javësh ish martuar. Në mbrëmje, kur dhëndri plak kish rënë për të fjetur në dhomën bashkëshortore, ajo kish zbritur pa u ndjerë shkallaren e bodrumit dhe për të parën herë në jetën e saj kish hyrë fshehurazi në një krevat. Në krevatin e druvarit të saj.
Ai e kish dëshiruar me ngulm atë natë, më shumë se kurrë ndonjëherë, por ajo ish ndjerë e ngopur dhe nuk kish dashur seks. Ish ndjerë e plotë si hëna që duke iu përvjedhur natës mes shufrave të dritares së vogël të bodrumit kish përthyer rrezet e saj mbi krevatin e vjetër që mesa dukej kishte nevojë për një abat të ri…