4.11.09

Lehtësia e papërballueshme e plagjiaturës (cikel shenimesh mbi hajduterine online) – pjesa e pare

Interneti është bërë një burim gjigand informacioni për secilin. Vetë opsionet e pafund që ai ofron i japin mundesinë secilit të gjejë lehtësisht dhe shpejt materialin që dëshiron, dijen që dëshiron dhe përzgjedhjen e kërkuar. Lehtësia e (papërballueshme) e internetit përvec të mirave të pamohueshme të saj sjell edhe dukuri të dëmshme që lidhen direkt me privacinë ose copyright-in.
Një nga këto dukuri që kanë pushtuar mejdanet virtuale është PLAGJIATURA. Besoj është e tepert të sqarojmë se plagjiatura është vjedhje në të gjitha format e sofistikuara nën të cilat mund të paraqitet. Kemi plagjiaturë kur plagjiati vepron si të jetë ai krjuesi i produktit apo materialit të vjedhur i cili paraqitet sikur është i tiji. Është vjedhje e pronës intelektuale të dikujt tjeter dhe si e tillë e ndëshkueshme edhe nga ligjet përkatëse. Objekt i plagjiaturës mund të jenë artikuj, softëare, video, imazhe, piktura, këngë, krijimtari letrare, shkencore etj etj.
Nese do perifrazoja fjalët e dikujt aspak te kendshem per memorien kolektive botërore “Vjedhja e nje autori quhet plagjiature, kurse vjedhja e disa autoreve njekohesisht konsiderohet nga disa si nje forme e larte dhe e lavderueshme e artit"(!).
Kohe me pare lexova nje poemë të një anonimi i cili pati kurajon të paraqiste si të vetin një kolazh mishmashor poetik të një sërë autorësh të famshëm të letërsisë botërore, pra ishin vjedhur në mënyrë të pamëshirshme dhe shumë të pacipë.

Dukuria 1- plagjiati publikon online vepren e vjedhur te dikujt tjeter duke e paraqitur si veper te tij. Nese dikush mes lexuesve zbulon vjedhjen dhe autorin e vertete te asaj poezie apo proze atehere plagjiati i fshehur nen nje nickname justifikohet me nje “ po une nuk kisha vene emrin tim si autor por vetem e kisha publikuar ate krijim”, duke bere nje alibi shëmtaraqe te xhestit te vet prej hajduti

Dukuria 2- plagjiati publikon online vepren e vjedhur te dikujt tjeter duke e paraqitur si veper te tij. Me me kurajo se rasti i pare ai vendos edhe emrin e tij poshte krijimit. Kur lexuesi e kap edhe kete ne vjedhje e siper plagjiati pafytyresisht hedh tezen: “ e cfare pastaj? ajo veper u perket te gjitheve dhe jo vetem atij qe e ka shkruar” (!). Pra sipas tij eshte nje prone kolektive te cilen mund ta pronesoje cilido. Plagjiati ne kete rast, pervec pafytyresise se tij deshmon edhe faktin qe ai nuk ka dijeni se cdo krijim artistik ligjerisht dhe moralisht konsiderohet prone intelektuale e dikujt tjeter.Pra eshte nje mall me zot dhe jo qesim.

Dukuria 3- plagjiati vjedh jo nje, por nje grup autoresh dhe “krijon” nga veprat e tyre nje kolazh strofash e vargjesh te cilin e paraqet si krijim te vetin (!) Alibia e ketij lloj plagjiatesh kur lexuesi I kap me presh ne duar eshte: Po cfare te keqe ka? Une vertete jam ndikuar nga veprat e X apo Y poet, por une e kam rishkruar ne kendveshtrimin tim idene e tyre artistike (!). Po zoteri i nderuar plagjiat. Askush nuk te ndalon te ndikohesh apo edhe te perdoresh idete e te tjereve (dhe ideja eshte prone intelektuale e atij qe e ka). Por nese i perdor idete dhe krijimet e te tjereve je i detyruar te shenosh emrin e tyre diku, ne menyre qe te mos mashtrosh lexuesin dhe ne menyre qe te mos konsiderohesh vjeddhes I prones se tjetrit. Sipas kesaj llogjike i bie qe sot fale copy paste cdonjeri lehtesisht mund te behet poet, i madh madje, brenda pak minutash.

Cili eshte demi qe vjen nga plagjiatet?

Pak a shume si demi qe na vjen nga hajdutët ne shoqeri. Demtohet/ vidhet prona e dikujt dhe pastaj hajduti del e mburret neper lagjet virtuale per mallin qe e ka ne dore ai tashme dhe e shet si te tijin. Pune e madhe se Bodler vuajti tre vjet per te shkruar “Lulet e se keqes”…vezen e tij une e bej per 5 minuta fale copy paste, dhe duke keqperdorur mirebesimin e lexuesve ka shanse per te perjetuar nje lavdi momentale deri sa nje lexues qe ka lexuar dicka me shume poezi e kap me presh ne dore. E cfarë i mbetet plagjiatit ne kete rast? Sigurisht…plagjiatit nuk ia ndjen shume nese i thone hajdut, se fundja krimi i tij eshte zhvilluar online , pra ne nje mejdan ku sipas tyre secili mund t’i beje cfare t’i doje zemra e sigurisht edhe te vjedhe pa hesap pronen e te tjereve.
Plagjiati shqipo ka dy avantazhe: Se pari gjuha shqipe eshte nje gjuhe jashte motorreve plagjiat-kerkues qe ka aktivizuar interneti ( Dava Shqiperie hesapi...kush do merret me verifikimin e nje hajduti shqipo?)
Se dyti , hajdutet shqipo te internetit jane me shume “sqime” dhe kane prirjen te vjedhin vepra te autoreve shume te njohur, keshtu qe nje lexues i kultivuar i kap lehtesisht me presh ne dore.
Vjedhja ne internet dhe miratimi aprovues i saj nga lexuesit deshmon ne fakt per nje nivel shume te ulet shoqeror te asaj mase qe e aprovon dhe justifikon. Te asaj mase qe duartroket. Te duartrokasesh nje plagjiature te provuar si te tille dhe ta inkurajosh ate do te thote te duartrokasesh nje hajdut dhe krimin e tij dhe te behesh bashkepunëtor në vjedhje.


Tomas Eliot dhe rasti i tij


Tomas Eliot, i njohur boterisht si nje nga poetet me te medhenj te epokes se vet, eshte po ashtu i njohur edhe si nje plagjiatet me te medhenj . Dhe jo ne nje epoke interneti, por ne gjysmen e pare te shekullit te njezete me veprat e tij te publikuara.Dhe jo me pseudonim, por me emrin e tij te vertete. Behet fjale per poemen e famshme “Shkretania” (The Waste Land) per historine e se ciles do shkruhet ne pjesen e dyte te ketyre shenimeve. Eliot gjeti te vidhte vepren e nje autori te panjohur amerikan, Madison Cawein, i cili me vone u be i famshem pikerisht per kete shkak: qe nje korife i poezise boterore kish vjedhur poemen e tij bashke me idete e tij. Dhe kur e akuzuan dhe kur provat deshmuan qarte vjedhjen e tij Eliot u vetembrojt duke i thurrur komente lavderuese vjedhjes qe kish bere, duke u fshehur pas nje sere esesh dhe kritikash qe botoi ku vjedhjen e konsideronte nje forme te larte te artit te te rishkruarit. Te te rishkruarit te vepres se dikujt, por me emrin tend. Pra sipas logjikes se tij, une vertet vjedh nje "benz" te dikujt, por nese une ia nderroj ngjyren atehere ai behet ligjerisht i imi. Kjo eshte ideja e “rishkruarjes” sipas Tomas Eliot.

(vazhdon...)