23.11.09

Botë e vockël (variant poetik i tregimit )

E dashur Klarë,
këtë mëngjes nuk do merrem me letërsi
dhe atë tregimin që ty nuk të pëlqeu aq shumë
nuk do e përfundoj sot.
Do të bëj interesantin e vonuar,
ndaj do filozofoj.
Filozofi në mungesë të tjetrit…

U lodha duke rigjetur gjërat e humbura…
Më lodhin stinët që bëjnë sikur ikin
teksa në shekuj piçka jote vazhdon t’i ngjajë asaj të Maries
dhe Mariet janë po ashtu njësoj;
ndryshojnë vetëm nga numri i brekëve të varura në tel dhe
nga diçka tjetër që e shkruajta dhe e fshiva përseri.

Nuk jam i dëshpëruar.
Deshperimi eshte luks i kushtueshëm që kërkon edhe audiencë.
Trishtimi më duket më komod për një njeri të cilit 0 ne boshtin numerik
gjithnjë i duket si një vrimë të cilën po të dojë edhe mund të mos e qijë…

Më trishton aq shumë përpikmëria e kësaj bote, Klarë,
kjo tirani e padukshme që mat kotësinë tonë,
por akoma më shumë trishtohem në momentet kur vetja më duket
si njeriu i duhur
në vendin dhe kohën e duhur.

Koha e duhur: gjithnje.
Vendi i duhur: pranë teje.
Njeriu i duhur: unë.
Njeriu tjetër i duhur: ti.

Ne nuk kemi fëmijë, Klarë.
e ti e dëshiron me ngulm një,
por a e ke pyetur ndonjëherë veten se si do i përgjigjeshe atij
kur të të pyeste
“O ma’ kush e vrau Detin e Vdekur?”

Nuk kemi fëmijë,
por pallohemi çdo javë më shumë se sa mesatarja e parashikuar
nga Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
për Seksin në Vendet në Zhvillim.
Çdo mbrëmje, i kryqëzuar në kryqe të padukshëm,
falem në Mekën tënde leshatore
mes kofshëve të tua dinjitoze…
kollona antike të një Partenoni të mërzitshëm.

Unë s'kam asgjë tjetër të dashur veç teje
që të meritonte t'i thoja lamtumirë, Klarë,
por druaj se nuk do arrish të kuptosh që
lamtumira është thjeshtë një fjalë …
një renditje mekanike gërmash
e lumturia po ashtu…
(Nuk e ke vënë re që ato dy fjalë përbëhen nga të njëjtat gërma...
e prandaj të dyja nuk na arrijnë kurrë…”).
Njerëzit nuk dinë të jenë të lumtur
e as të thonë lamtumirë,
e mua një botë pa lamtumirë më trishton më shumë
se një botë pa lumturi.

Zemrës tënde do i thoja lamtumirë shumë kollaj,
por zemra nuk është aspak më e fisme se zorra e trashë,
jo vetëm te kasapi, por edhe në zgjimet tona rutinore, e dashur:
Jo rastësisht çështjet e zemrës gjykohen më me kthjelltësi kur jemi duke dhjerë…
Të dhjerët është një lamtumirë dhe lumturi e përkohëshme sidoqoftë,
por njerëzit e kanë bërë zakon të mos dhjesin kurrë bashkarisht.

E ti je kaq e lumtur dhe e sigurtë pranë meje.
Më çmënd siguria jote.
Më sëmur.
Më torturon dhe më tall po aq sa edhe iluzioni i ndrrimit të orës.
Ke shekuj që je e sigurtë për mua dhe unë
po aq shekuj që i pafuqishëm mallkoj sigurinë tënde.

Besomë…
Të betohem për ereksionet e mia (qofshin edhe ato të mëngjezit)!

Ti nuk e di se sa herë që të penetroj ty Klarë,
sa herë që gjinjtë e tu mes djersësh dehëse humbasin krenarinë nën thithjen time,
gjithnjë një Marie diku tjetër rënkon në ekstazë
dhe
përsëri e përsëri e përsëri
unë dëgjoj akustikën shurdhuese të Saharasë brenda shpirtit,
të të gjitha saharave të kësaj bote të marra sëbashku.

Nuk kam shpëtim prej teje, Klara
për sa kohë që miliona marie lakuriqe lahen dhe tinëzisht fërkojnë
kaçuben e piçkës buzë lumit ku dehet,
qan,
kërcen,
vidhet e përvidhet
shpirti im cigan
(cigan ti?
ciganëve u ha mutin ti,
më pat thënë dikur një grua aviatori,
edhe pse i dhashë temperaturën e duhur metalurgjisë së saj mishtore)

Nëse do palloja tani një marie tjetër,
brenda meje do dëgjoja rënkimet e tua,
e përsëri e përsëri miliarda marie dhe klara
që shkëmbehen pafundesisht…
shkëmbejnë lëkurat dhe nënlekurat…
sytë, buzët, ngjyrën e flokëve…
gjinjtë..thithat e tyre bashke me venëzat e vogla blu rreth tyre…
barqet dhe piçkat...
uterusët dhe ovaret..kapilarët dhe fijet nervore…
pubiset dhe kaçubet e tyre…
klitorët dhe aromën e sqetullave…
xhelozitë dhe zilitë…
prekjet dhe kafshimet…
ulurimat dhe orgazmat…
deliret dhe ekstazat….
burrat...
dashnorët…
të dashurit…
klientët dhe kalimtarët e një nate të vetme…
spermën,
peshtymat,
dhembet dhe kafshimet e tyre…
e në fund…
tamam në fund të këtij panairi
do më dukej që një jetë të tërë
pasi kam palluar tërë faunën femërore të planetit,
tërë perëndeshat e qiellit,
po palloj edhe statujat…
një statujë…
jo atë të Deas,
por një imitim alla Barbi në një dyqan të lirë kinezësh
që nganjëherë shesin edhe lule.

Klara, edhe sot duke pritur ardhjen tënde,
për të një miliontën herë, u rebelova
mjerueshëm si një krimb leshator aspak i mëndafshtë
në revolucionin tim të vogël e të përditshëm mbi (apo nën?) çarçaf
që si të gjitha lëvizjet revolucionare të shekullit të ri,
përfundoi me nje masturbim dhe nënproduktet e tij
nxehtësisht të dhunshme mbi barkun tim
i fshiva me arushin sykaltër që kishe vënë mbi jastëkun tënd.
Tani do shkoj të bëj dushin e përmortshëm dhe
përsëri e përsëri do mendoj e do mendoj që jam lodhur
duke rigjetur gjërat e humbura…

Pastaj do vish ti Klarë dhe
niçet,
shopenhaurët,
sartrët,
frojdët dhe nxënësit e tyre,
konfucët,
budat,
platonët dhe pjesa tjetër e botës
do largohen nga shkallët e ndryshkura të "fire exit"
për t'u rikthyer nesër...
pasnesër...
tjetër pasnesër...
për t'u rikthyer sa herë që unë do të dua të humbas diçka
e të mos e gjej kurrë përsëri…

E ç’nuk do të jepja për të të humbur ty Klarë,
por ti mos u dëshpëro nga fjalët e mia.
Vallë ia vlen të merakosesh në këtë botë të vockël
ku në të vërtetë asgjë nuk humbet?
__________________