26.8.09

Poezi? Proze? Proze Poetike?

Jane disa nga pyetjet qe kane shqetesuar dhe akoma edhe sot shqetesojne kritiken letrare dhe lexuesit e artit poetik qekur Sharl Bodler dhe Aloiz Betrand ne shek e 19-te filluan te vargezojne ndryshe nga tradita e pranuar poetike e kohes. Edhe sot, pra rreth 150 vjet me pas ka shume poete qe shkruajne ndryshe nga tradicioni klasik i poezise dhe po ashtu ka po aq lexues dhe kritike letrare qe persihaten mes dilemave te emerteses se zhanrit letrar ku mund te klasifikohen keto vargezime ndryshe.
Proza poetike apo poezia prozaike (Prose Poetry) zakonisht konsiderohet si forme poetike e shkruar ne proze qe del jashte rregullave qe lidhen me ecurine e nje proze, kryesisht ne lidhje me gjuhen e imazheve (imagery) dhe me ndikimin emocional (emotional effect) dhe qe nga ana tjeter nuk respekton rigorozisht tiparet klasike (kerkesat strukturore) te poezise tradicionale.(rima, ritmi, metrika, asonancat, aliteracionet etj)


Nder autoret e njohur qe kane levruar me sukses Prose Poetry mund te permend Aloysius Bertrand, Charles Baudelaire, Arthur Rimbaud, Stéphane Mallarmé, Oscar Wilde, T. S. Eliot, Gertrude Stein, Sherwood Anderson, Allen Ginsberg, Charles Bukowski, Seamus Heaney, Joseph Conrad, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, Giuseppe Ungaretti, Umberto Saba, Fernando Pessoa, Eugénio de Andrade, José Saramago, Ivan Turgenev, Octavio Paz, Giannina Braschi, Julio Cortázar,etj etj…

Prose Poetry mund te konsiderohet

1-si poezi,
2-si proze,
3-si nje zhaner i vecante me perzierje te te dy zhanreve proze dhe poezi se bashku. (pra si nje lloj hibridi poetikoprozaik apo prozaikopoetik)

Shumica e kritikeve letrare duket se e kane gjetur vijen ndarese te Prose Poetry nga proza ne 4 cilesi te vecanta qe duhet te gezoje minimalisht nje proze poetike qe te mund te klasifikohet si e tille (dmth si poezi apo si Prose Poetry). Cilat jane sipas tyre keto cilesi?

1- Metafora e tekstit
2- Terminologjia poetike e perdorur ne tekst
3- Gjuha e imazheve (imagery) e perdorur ne tekst
4- Ndikimi emocional (emotional effect)


Nga ana tjeter kam hasur diku edhe nje percaktim tjeter interesant te prozes poetike:

Ashtu sic humori i zi qendron mes komedise dhe tragjedise, ashtu edhe proza poetike qendron me njeren kembe te poezia e me tjetren te proza. Por kujdes: poshte te dyja kembeve ndodhet nje lekure bananeje (!).

Pra jepet ideja e veshtiresise qe ka te levruarit e prozes poetike. Nje krijues ne proze poetike mund te rreshqase e te rrezohet lehtesisht e nganjehere bashke me te edhe lexuesi i zhgenjyer



Personalisht nuk jam ithtar i Prose Poetry. Madje, me ndonje perjashtim te rralle nga poezia boterore, Prose Poetry do e quaja Alibia e atyre qe jane te paafte te shkruajne poezi klasike. (Sic eshte e vertete se kundershtaret me te medhenj te poezise me rime jane poetet qe nuk kane kapacitetin e duhur artistik per te perdorur rimen ne poezi. Ata harrojne se jo gjithnje vargu i lire deri ne absurd eshte zgjidhja me e lehte.) Me shpesh Prose Poetry jep shembuj te asaj qe nuk eshte dhe nuk mund te quhet poezi se sa shembuj brilante qe jane vertet te rralle ne Prose Poetry.

Preferoj poezine klasike dhe vargun e lire, por jo deri ne Prose Poetry te e cila per lehtesi aresyetimi do fusja edhe nje batalion me zhanre “moderniste” dhe “postmoderniste” (dhe jo me moderniste dhe postmoderniste) bashke me poezite hermetike apo kriptopoezite, gjeagjezat dhe ekuacionet poetike qe mbushin internetin koheve tona “postmoderniste” (dhe jo postmoderniste)…
I perkas atij lexuesi qe mendon se 50 vjete e fundit kane prodhuar shume pak poezi cilesore ne bote dhe akoma me pak poete te medhenj emri i te cileve do te kujtohet disa dekada me pas sic kujtohen sot korifenjte e epokave dhe rrymave te ndryshme te poezise boterore te deri para disa dekadave.
I perkas atij lexuesi qe e shoh me shume shume dyshim nje krijim ne forme proze poetike. Ne pjesen dermuese te rasteve (edhe kur kane qene poete qe i vleresoj per aftesine e tyre artistike) krijimet e tyre kane qene proze e thate e renditur ne trajte vargjesh. Me kane tingelluar te tilla, pra si proza te thata dhe aspak poetike sepse u kane munguar ato cilesite e lartpermendura. Mjafton t’i rendisesh ne forme rreshtash dhe lehtesisht do kuptosh qe nuk eshte asgje me shume se nje proze (narrative). Asnje ndjesi poetike e perftuar nga leximi i tyre ndac ne trajte poezie e ndac ne trajte proze.
Ndryshe ndodh me nje proze poetike te mirefillte. Pikerisht prania e cilesive te lartpermendura ben qe ajo te te jape ndjesine poetike edhe sikur te shkruhet ne forme proze klasike. Elementi poetik i saj nuk humbet. Pse? Sepse sido qe t’i rendisesh, ne vargje apo ne rreshta te dyja cilesite e saj thelbesore nuk humbasin. As metaforat e as terminologjia poetike.As gjuha e imazheve. As ngarkesa emocionale e domosdoshme.
Ja ta ilustroj me dy shembuj te shkruar nga e njejta dore ( nje krijim ne anglisht e i dyti ne shqip):

Shembulli I

The zigzag

You never know the difference between
a human and a pig, till you decide to buy a house.
The market is down. Fourteen houses seen.
The trees are blossoming. Bright light.
Noisy kids, grass, worms, a hot steam
From the soil, bodies. A rebellion of genes.
Looking for the dream place reminds me
the first love: Twas hard to decide;
I was eighteen, I knew nothing about men.
I didn't have an agent like Lorna.
I failed.

-It needs cleaning, but has too much potential,-
the owner says. He is sitting in the porch,
hardly breathing, moves his thick neck and points
toward the entrance. I am dizzy by the smell
that comes from kitchen. Paper wall tear up,
dirt on the floor, pictures in sepia with happy little faces.
An old piano hidden on dust. Discolored rugs
and curtains. A bird cage empty.
All - history now. All - for sale.

I have seen this house before, covered by milky
and homemade bread smell. Far away. Nothing left
from it, but a pair of soft hands
like this backyard: neat and alive.
A sway bench under the maple tree holds you
with no complain. Who else does that?
I sit in there, and suddenly tell Lorna:
- I want this house. Let's put an offer.

She stares at me in shock. I sign.
A quick zigzag across the vague land
of failure and win.


Ja edhe ne trajte proze:

The zigzag

You never know the difference between a human and a pig, till you decide to buy a house. The market is down. Fourteen houses seen.The trees are blossoming. Bright light.
Noisy kids, grass, worms, a hot steam From the soil, bodies. A rebellion of genes.
Looking for the dream place reminds me the first love: T’was hard to decide;
I was eighteen, I knew nothing about men. I didn't have an agent like Lorna.
I failed.
“It needs cleaning, but has too much potential”,the owner says. He is sitting in the porch,hardly breathing, moves his thick neck and points toward the entrance. I am dizzy by the smell that comes from kitchen. Paper wall tear up, dirt on the floor, pictures in sepia with happy little faces.
An old piano hidden on dust. Discolored rugs and curtains. A bird cage empty.
All - history now. All - for sale.I have seen this house before, covered by milky
and homemade bread smell. Far away. Nothing left from it, but a pair of soft hands like this backyard: neat and alive. A sway bench under the maple tree holds you with no complain. Who else does that?
I sit in there, and suddenly tell Lorna:”I want this house. Let's put an offer.”
She stares at me in shock. I sign. A quick zigzag across the vague land of failure and win.

Komenti im:

Mendoj se kemi asgje me shume se nje proze narrative. Gjuha e imazheve shume e varfer. Terminologjia dhe figuracioni poetik jo i pranishem. Ndikimi emocional i natyrshem. Krijuesi, duke e paraqitur si poezi (ose si Prose Poetry) kete krijim, ne kete rast mendoj se e ka shkelur lekuren e bananes dhe ka rreshqitur. Dikush tjeter sigurisht mund te mendoje ndryshe dhe kjo eshte edhe magjia e poezise ne fund te fundit: Ne lexues te ndryshem jep rezonance te ndryshme dhe mundesi te pafundme interpretimi

Shembulli II :

Per gocen qe lahet ne det lakuriq

goca rreshqet ne ujin e ngrohte, te gjelber si vaj
ulliri...pertej bregut Divjaka digjet
luspa insektesh e peshqish kercasin ne ajrin e nxehte
...dhe goca hyn thelle e me thelle... zberthen rripat
pas qafes dhe shpines, rripat e holle te mbathjeve...lengu i trashe, i kripur
i ferkohet kofsheve, buzeve te fryra te seksit ,
gjoksit te vogel. Mbeshtjell krejt kurmin e njome,
me peshperima mireseardhjeje...
.. sheh rreth e qark me droje, por njerezit
kane mbetur larg, shullehen ne reren e imet duke u shqetesuar
per artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpines...ndersa ajo si e cliruar
nga te gjitha peshat, derdhet e tera ne nje perqafim lektises
me detin... kjo duhet te jete orgazma, thote pas pak,
e habitur sesi njerezit nganjehere
e nderlikojne me shume se c'duhet jeten. Goca ben pirueta dhe qesh,
ujerat i sillen rreth kurmit si
krahet e djalit qe i iku...
piruete..piruete...piruete....krahet lidhen e zgjidhen,
symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites,
Eshte leng e tera - pjeshke e pjekur kopshti...
Eshte drite e tera - fryme lirie...lakuriq kercen e zhytet
nen vale, si femer delfini, goca....shtrengon fort
me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle
ku pas pak shpirt do jape liria...


Ja edhe ne trajte proze:

Per gocen qe lahet ne det lakuriq

Goca reshqet ne ujin e ngrohte, te gjelber si vaj ulliri...Pertej bregut Divjaka digjet. Luspa insektesh e peshqish kercasin ne ajrin e nxehte dhe goca hyn thelle e me thelle, zberthen rripat pas qafes dhe shpines, rripat e holle te mbathjeve...lengu i trashe, i kripur... i ferkohet kofsheve, buzeve te fryra te seksit , gjoksit te vogel. Mbeshtjell krejt kurmin e njome, me peshperima mireseardhjeje... sheh rreth e qark me droje, por njerezit kane mbetur larg, shullehen ne reren e imet duke u shqetesuar per artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpines...ndersa ajo si e cliruar nga te gjitha peshat, derdhet e tera ne nje perqafim lektises me detin... Kjo duhet te jete orgazma, thote pas pak, e habitur sesi njerezit nganjehere e nderlikojne me shume se c'duhet jeten.
Goca ben pirueta dhe qesh. Ujerat i sillen rreth kurmit si krahet e djalit qe i iku... Piruete..piruete...piruete....Krahet lidhen e zgjidhen, symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites... Eshte leng e tera - pjeshke e pjekur kopshti... Eshte drite e tera - fryme lirie...Lakuriq kercen e zhytet nen vale, si femer delfini...Goca....shtrengon fort me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle ku pas pak shpirt do jape liria...


Komenti im:

Poezia e mesiperme perdor gjuhe imazhesh (imagery), metafore dhe terminologji dhe figuracion poetik: (I gjelber si vaj ulliri, Divjaka digjet, ujerat i sillen rreth kurmit si krahet e djalit qe iku, symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites, eshte leng e tera, pjeshke e pjekur kopeshti, eshte drite e tera, fryme lirie,zhytet nen vale femer delfini, rripat e holle ku pas pak do jape fryme liria). Efekti emocional i dukshem.
Lekura e bananes ne kete rast eshte shmangur me shume sukses duke na dhuruar nje poezi (Prose Poetry) te bukur.

Sa here qe si autor jam perpjekur qe nje proze timen (te cila kam menduar se ka ndonje element poetik) ta rishkruaj ne trajte poetike (apo Prose Poetry) nuk kam mbetur i kenaqur nga rezultati. Keshtu me ka ndodhur psh me shndrimin ne poeme te tregimit tim "Nata e te cmendurit", "Zgjimet e jashtezakonshme te nje gruaje dhe te dashnorit te saj", "Kati i 13 ose balada amerikane e murimit" apo "24 ore nga jeta e nje burri"...Pikerisht se u mungonin/u humbnin disa nga ato cilesite e permendura ne shenimin e mesiperm kur shndrroheshin ne Prose Poetry...
Krijime te cilat kursesi nuk mund te shndroheshin ne poezi thjeshte duke i rishkruar ne forme vargjesh. Sidoqofte, ne menyre eksperimentale i rishkrova ne vargje dhe me kalimin e kohes sa here qe i rilexoj e shoh se kam shkelur lekuren e bananes...
I njejti tekst qe i kthyer ne vargje ne trajte Prose Poetry humbet vertet shume vlere artistike nga sa kishte ne origjinal ne trajte proze. Dua te them qe fati i nje krijimi letrar percaktohet qe ne ngjizjen e tij ne mendjen e autorit. Nese aty eshte ngjizur si proze nuk ka se si te kete me shume vlere artistike i dhene ne trajte poetike. Sigurisht nje rishkruarje qe do perfshinte edhe rimodulim figuracioni apo ritmi te brendshem mund t'ia permiresonte imazhin poetik krijimit te "operuar", por perseri jam i bindur qe cfaredo "narkoze" te perdorej gjate atij operimi te nje proze per ta shndruar ne poezi (Prose Poetry) rezultati nuk do ishte i mire: pacienti-poezi edhe nese nuk do vdiste nga ai operacion, do te kishte deformime fizike qe do ndikonin ne metabolizmin e lexuesit. Dmth nuk do pertypej si poezi.
Ne pergjithesi Prose Poetry ka shume elemente te poezise narrative dhe si e tille shpesh ka ne thelb nje story. Por sic thote nje pedagogu im "Te gjitha historite reale te jetes se njeriut apo te imagjinates se tij ndodhin ne proze, ne gjendje prozaike."
Ndaj kujdes, kur shkruani/shkruajme nje Prose Poetry! Ne rast se nuk e shkruani/shkruajme dot gjate nje orgazme te shpirtit, te pakten shkruajeni/ta shkruajme ne gjendje te dehur...
Kurse e anasjellta , pra kthimi i nje poezie ne proze mendoj se me pak kujdes mund te jape nje proze cilesore ne shumicen e rasteve. Edhe pervoja boterore e letersise njeh shume raste kur nje poezi e vetme ka frymezuar nje tregim te tere...

Mund te vazhdoja me shume shembuj te tjere nga poete te ndryshem shqiptare. Kam vene re se nga autoret shqiptare Prose Poetry levrojne apo perpiqen te levrojne poete qe lexojne dhe shkruajne poezi edhe ne gjuhe te huaj (kryesisht ne anglisht). Ne boten anglosaksone ne dekadat e pas viteve 50 kryesisht pas epokes poetike te “Beat Generation” u be e modes qe poetet e rinj te imitonin kete rryme poetike ne dukje prozaike. Sot pas rreth 50 vjetesh numerohen me gishta ata qe kane lene pas nje veper origjinale me vlere. Te tjeret, imitues apo jo, kopjues apo jo, plagjiatore apo jo, nuk kane arritur te krijojne nje proze te mirefillte poetike edhe pse kane mbushur e mbushin faqet e antologjive te pafundme letrare bashkekohore ne perendim. E po ashtu edhe krijues te ndryshem ("majmune" apo jo) ne faqet virtuale shqiptare.