Kurva qe fjeti me mua mbreme kishte tiparet e tua
edhe pse isha i pesembedhjeti klient i asaj nate..
zhvishej si ti...
prekte si ti...
puthte si ti...
lengezohej si ti...
dihaste si ti...
perpelitej si ti...
renkonte si ti...
shkrihej si ti...
Kurva qe fjeti me mua mbreme kish dashuruar shume ne jete...
si ti,
kish tradhetuar dhe ish tradhetuar...
si ti,
kish enderruar dhe enderronte...
si ti,
kish fluturuar dhe fluturonte...
si ti,
kish rrezikuar dhe rrezikonte...
si ti.
Kurves qe fjeti me mua mbreme i pelqenin qiejt dhe detet,
lulet dhe zoqte,
femijet dhe Maria...
si ti,
i pelqenin dhuratat, parfumet, bizhuterite,kafshimet, tangat, tradhetite,
rrugicat plot gjethe ne tetor,madje edhe gjoksi im leshator...
si ti...
Kurva qe fjeti me mua mbreme ne germadhat e shpirtit te saj
vec per nje nate beri pak vend per mua
"Kjo jam une.Po te pelqeu,rri!"...
edhe kjo
si ti...
Kurves qe fjeti me mua mbreme i fala epshin, djersen
e me fali qetesine,
ia paguajta edhe krevatin
sic ta paguaj ty taksine...
Kurva qe fjeti me mua mbreme
nuk me pyeti per emrin tim,
as une per te sajin...
Tashme njiheshim.