Prindërit…
Më mirë që vdiqe i ri, baba,
Nëna është kërrusur…
plakur...
harruar…
e vetmuar vetmon vetminë
pa askënd pranë...
në telefon grindet cdo ditë me mua
e me tim bir që jemi larg…
pastaj me veten...
qan…
derdh si gjithnjë edhe lotin tënd…
e më pas
si cdo ditë
merr udhën për te ty
pa lotë…