14.12.08

Kaos urban aspak i sofistikuar

Kaos urban aspak i sofistikuar


Shpërthimi i rradhës mbaroi...
Flaka u shua majë vullkanit...
Hiri mbuloi ato pjesë të qytetit që kishte mbuluar në mijëra vite......
Llava u dha formën e ballit të menduar rrugëve që conin për te katedralja...
Besimtaret nisën të ngatërronin përsëri udhën...por jo besimin...
Por asgjë nuk ishte si më parë...
Shirat që tashmë nuk binin por rrëzoheshin zëvëndësuan parfumet e lëneshave të sapomartuara…
Era nuk frynte, por mbillej në vazo ashtu sic kish qenë herën e fundit…
flokëzezë dhe e cmëndur…
ndërsa vetëtimat paskëtaj i përdornin për të vëne në gjumë fëmijët…
Hëna ishte rrëzuar dy herë brenda javës së fundit…
Nuk kish qenë atentat.
Aksident.
Nuk ish vrarë shumë nga kjo anë.
Hëna rrëzohet vazhdimisht në këtë anë.
E kish gjetur një endacak në anën këndej të rrugës.
I kish veshur një palë mbathje dhe e kish dorëzuar te prifti që priste rrëfimin e saj…
Peshkatarët peshkonin stinë të mbytura…
I fusnin në shishe shkume dhe ua ofronin si akullore më të rinjve ...
Virgjëreshat mblidhnin lule-pritje ...
Mbi gjethet e tyre fallxhoret vizatonin atë që s’dukej…
Ajo që dukej nuk i interesonte më askujt…madje as kronikanit plak…
Celësi i solit ishte thyer duke hapur gabimisht derën e një shurdhi…
Ora e madhe e qytetit kish mbetur shtatzëne me një kalendar pa fletë…
Atë ditë mora një letër prej teje.
Nuk e lexova sepse nuk kishte datë…