28.12.08

Hapësirë pa kohë...

Hapësirë pa kohë...

Ndoshta kur të kenë ikur të gjithë...
muzgjet...
agimet...
eklipset...
ekuinokset...
stinët...
gjethet...
retë...
erërat...
kur të jenë lodhur të gjithë astrologët mbi horoskopët e mi...
kur hapësira s'do të ketë më kohë...
dhe në vizatimet e fëmijëve dera e shtëpise akoma do jetë e mbyllur...
ndoshta kur zogjtë do fillojnë të ngatërrojne pranverat...
dhe Udhë e Qumështit s'do të ketë më gjinj...
atëhere do të shfaqesh ti...
............................
hënë e zbehtë...në befasi e zënë
nga Yll' i Mëngjezit...