17.12.08

C'behet dashuria...

C’BEHET DASHURIA …?

C’bëhet dashuria kur dy vetë ndahen,
vritet e plagoset,venitet a tretet,
c’bëhet dashuria kur lotët e saj thahen,
prostitutë bëhet apo murgeshë përjetë mbetet?

C’bëhet dashuria kur ëndërr e bukur kthehet
në torturë absurde të cmendurisë mani,
nga krahët e harresës vallë rrëmbehet
apo mbi fytyrën e bukur hedh thjeshtë një vel të zi?

C’bëhet dashuria kur hapat largohen,
pret në udhëkryq pa ditur nga të shkojë
apo njërin nga ata që duan të harrohen,
me kujtimin e tjetrit nga gjumi do ta zgjojë…?

(nentor,1980)