Bota juaj…
Më vret mirësjellja juaj dinake teksa përtypni cimcakëz të markës “Mea culpa”…
Më trishton mungesa hipnotike e xhelozive …
Më tret kalkulimi juaj aq i përpiktë i të dashuruarit në castin e duhur…
Më tmerrojnë pasionet që një makinë llogaritëse i tërheq zvarrë si
Akili kufomën e Hektorit…
Më shembin… më dërmojnë fytyrat tuaja në formë portofoli...
vështrimet e qelqta të syve të bërë synet
dhe duart tuaja të bardha ku dielli kurrë s’ndalon…
………………………………..
Po gjaku…gjaku c’pësoi vallë?
Dhe gjakut i keni vënë silikon?
………………………………….
Mallkuar…mallkuar delikatja bota juaj…
dhe skërmitja që ju e quani dashuri…
I harruar tymos dhe në heshtje vuaj
si cigan që i kanë vjedhur Danubin e tij……