27.1.08

Puthja e prostitutës...

Ti gruaja ime që prej shekujsh në shtrat pa kushte më dorëzohesh...
edhe ti e dashur që gjithë magjinë e kësaj bote më fal...
edhe ti tjetra atje tej që castit tim të panjohur lëshohesh...
edhe ti...
edhe ti...
(oh sa e gjatë kjo rradhë!)...
ka caste kur veten pyes: "Vallë a paska vlerë
gjithshka e mrekullueshme që pa shpërblim ju ma dhatë,
përderisa me to s'blej dot as një puthje të rëndomtë
nga prostituta që trupin shet cdo natë...?"