Mes dëborës që bie shquaj një pëllumb të bardhë…
cukit… ecën dy -tri hapa…i trembur më shikon në sy…
pastaj ikën drejt qiejve që e thërrasin…
në këmbë ngecur gjethe e verdhë që vjeshta e lotoi për mua…
mbi krahë kristalet e dëborta që dimri i buzëqesh për ty…
në sqep….
në sqep asgjë…pëllumbat nuk flasin...