Mëso ta duash njeriun në mesditë
kur dielli hijen ia përbuz...
(mashtruese janë hijet e zhurmshme mëngjeseve...
zhgënjyese shurdhëria e tyre në muzg...)
Mëso që në këtë botë ka edhe njerëz
që nga pas s'lënë hije, por vec gjurmë,
në guxofsh t'i shkelësh...të bëhen udhërrëfyese...
që rrugën t'mos humbasësh nëpër turmë...