21.5.16

AH, JU SKUTHER TE VEGJEL GERMASH…


…që fshehurazi më adhuroni
aq shumë sa më imitoni
kur veten gënjeni
dhe kur s’keni sukses më shani,
më fajësoni
e kur të padukshëm s’më bëni dot
filloni të më urreni,
e di që më doni fort
e kur të vdes, edhe më fort…
©artangjyzelhasani

LEHTESIA E PAPERBALLUESHME E GENJESHTRES

çfarë qënka më mirë, vallë?
një spital apo një morg?
një shtrat shërimi a një varrezë?
ëmbël plagos gënjeshtra
e vërteta hidhur vret…
gënjeshtare kjo botë e asgjë e dlirë
përpëlitesh aty ku fati të ka hedhur
e Vërteta do të të bëjë vërtet të lirë
vetëm pasi më parë të të ketë çmendur…

©artangjyzelhasani