tundoje dashurinë...
guxo dhe rreziko...
guxo dhe rreziko...
zogun që mban në dorë lëre të lirë....
të ikë... ta lëshosh...
dhe pëllëmbën mos e mbyll kurrë...
zërin e heshtjes
heshturazi mëso ta dëgjosh....
aq i ndryshëm nga ai i klithmave…
mes trurit dhe zemrës mëso të ndërtosh një urë...
më të pamundurën e të gjithave…
të ikë... ta lëshosh...
dhe pëllëmbën mos e mbyll kurrë...
zërin e heshtjes
heshturazi mëso ta dëgjosh....
aq i ndryshëm nga ai i klithmave…
mes trurit dhe zemrës mëso të ndërtosh një urë...
më të pamundurën e të gjithave…
tundoje dashurinë...
guxo dhe rreziko...
guxo dhe rreziko...
mësoje të jetë e lirë...
mes hipokrites botë...
do bëhet më pak e dlirë
por do jetë më e fortë...
e brishta...
delikatja...
dritepraruar...
nganjëherë duhet ulur nga retë,
ndoshta do përbaltet...
do bëhet e shëmtuar,
por do të jetë e jotja ...
do jetë më e vërtetë...
mes hipokrites botë...
do bëhet më pak e dlirë
por do jetë më e fortë...
e brishta...
delikatja...
dritepraruar...
nganjëherë duhet ulur nga retë,
ndoshta do përbaltet...
do bëhet e shëmtuar,
por do të jetë e jotja ...
do jetë më e vërtetë...
mund të ikë nga ty...pa rikthim...
në duar të tjera lehtësisht të fluturojë....
rrugëtimin e zogut mos e pengo kurrë ti ,
nëse të do te pëllëmba jote
vetë do të qëndrojë...
veten mos gënje që e ke në dorë...
që është aty
dhe aty do e kesh përjetë...
nëse ti nuk e tundon...mes gjumit përrallor
një ditë aq dhimbshëm do tundohet vetë...
në duar të tjera lehtësisht të fluturojë....
rrugëtimin e zogut mos e pengo kurrë ti ,
nëse të do te pëllëmba jote
vetë do të qëndrojë...
veten mos gënje që e ke në dorë...
që është aty
dhe aty do e kesh përjetë...
nëse ti nuk e tundon...mes gjumit përrallor
një ditë aq dhimbshëm do tundohet vetë...
2005 ©Artan Gjyzel Hasani