2.2.16

TANGOJA E DASHURISE


eja vajzë të vallzojmë DASHURINË.
është e thjeshtë si tangoja,
dy hapa para,
një hap prapa,
dy buzëqeshje,
një lot...
dy të vërteta,
një gënjeshtër...
dy premtime,
një zhgënjim...
dy të nesërme,
një e djeshme...
eja vajzë,
por kujdes hapat,
dy përpara,
një prapa...
(1979)
© Artan Gjyzel Hasani