6.2.16

SHPJEGIM I VONUAR


çështje aromatike ishte ndarja jonë
dhe jo romantike si mesazh ne shishe...
më pëlqente aromë e parfumit tënd
kishte diçka nga pisha...
por i mungonte era e bebes në pelena
e bukës së sapodalë nga furra
e barit të sapoprerë të dielave
e asfaltit të lagur nga shiu...
dicka që s’mbyllet brenda qelqit pra
zëre se t’i shpjegova të gjitha...

(4 Nentor, 2013)
© Artan Gjyzel Hasani