fal sytë, por jo vështrimin,
fal psherëtimën, por jo ah-et,
fal gjumin, por jo ëndrrën,
fal zemrën, por jo rrahjet…
fal psherëtimën, por jo ah-et,
fal gjumin, por jo ëndrrën,
fal zemrën, por jo rrahjet…
më falën trupin, por jo ngrohtësinë,
më falën lotin, por jo ngashërimin,
më falën çastin, por jo përjetësinë,
më falën puthjen, por jo drithërimin….
më falën lotin, por jo ngashërimin,
më falën çastin, por jo përjetësinë,
më falën puthjen, por jo drithërimin….
sikur te falja vështrimin, ç’të bëja me sytë,
të falja ah-et, psherëtimën kush ma dëgjon,
të falja ëndrrën, ç’ta bëj gjumin vet’ i dytë,
të falja rrahjet, kujt i duhet një zemër që pushon?
të falja ah-et, psherëtimën kush ma dëgjon,
të falja ëndrrën, ç’ta bëj gjumin vet’ i dytë,
të falja rrahjet, kujt i duhet një zemër që pushon?
të më falnin ngrohtësinë, trupin do t’ua ngrija…
të më falnin ngashërimin, s’do të kishin më lotë…
të përjetshëm të më bënin, pa çastin do t’i lija…
të më drithëronin, do t’ua vyshkja puthjen e ngrohtë…
të më falnin ngashërimin, s’do të kishin më lotë…
të përjetshëm të më bënin, pa çastin do t’i lija…
të më drithëronin, do t’ua vyshkja puthjen e ngrohtë…
(një herë, veç një herë, ndryshe ndodhi
kur fala të gjitha dhe gjithshka
e kur iku edhe shpirtin tim mori,
por vetëm për një çast pa shpirtin më la…)
kur fala të gjitha dhe gjithshka
e kur iku edhe shpirtin tim mori,
por vetëm për një çast pa shpirtin më la…)
(1996)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani