u mësova prej vitesh me mungesën tënde,
si letrat e mia me emrin tënd
ëndrra me përfytyrimin
telefonatat me zërin
pritja me mosardhjen
vetmia me vakuumin tënd…
po…
u mësova vërtet…
si letrat e mia me emrin tënd
ëndrra me përfytyrimin
telefonatat me zërin
pritja me mosardhjen
vetmia me vakuumin tënd…
po…
u mësova vërtet…
do më mungojnë shumë
letrat,
ëndrra,
telefonatat,
pritja,
vetmia
kur të jemi pranë…
letrat,
ëndrra,
telefonatat,
pritja,
vetmia
kur të jemi pranë…
do të mësohem vallë ?
(1992)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani