ti gruaja ime që prej shekujsh në shtrat pa kushte më dorëzohesh...
edhe ti e dashur që gjithë magjinë e kësaj bote më fal...
edhe ti tjetra atje tej që çastit tim të panjohur lëshohesh...
edhe ti...edhe ti...(oh sa e gjatë kjo rradhë!)...
ka caste kur veten pyes: "Vallë a paska vlerë
gjithshka e mrekullueshme që pa shpërblim ju ma dhatë,
përderisa me to s'blej dot as një puthje të rëndomtë
nga prostituta që trupin shet cdo natë...?"

trupi që më shet vallë a paska vlerë?
vallë a paskan vlerë paratë që paguaj…?
unë që me shpirtin tim shumë zemra kam blerë
për buzët e saj gjithnjë mbetem i huaj
…………………………………………..
buzët që ajo kurrë s’i shet
dhe puthja që ajo e fal veç një herë…

© Artan Gjyzel Hasani