ti grua sqimatare që rutinën ta zbukurojnë
puthjet e mia protokollare
dhe dicka që e shkruajta dhe e fshiva përsëri
puthjet e mia protokollare
dhe dicka që e shkruajta dhe e fshiva përsëri
nëse një ditë ndjen që të pëlqen të mos ua marrësh frymen gjinjve
ndërsa për të miliontën herë sytienat mundimshëm mbërthen...
ndërsa për të miliontën herë sytienat mundimshëm mbërthen...
që kerthizën në lule të ta shndrrojë pranvera
ndërsa bluzën dhunshëm mbi mbathjet ul...
ndërsa bluzën dhunshëm mbi mbathjet ul...
që kofshët ndjellese rrezja e mengjesit të t’i gudulise,
ndërsa xhinset vesh...
ndërsa xhinset vesh...
që beli i yt lakuriq të preket padashur nga një dorë e dridhur,
ndërsa oh me sa nervozizëm rrypin e pantallonave mbërthen...
ndërsa oh me sa nervozizëm rrypin e pantallonave mbërthen...
që gushën të të rrënqethë fryma e te panjohurit,
ndërsa shallin rreth qafës prangos...
ndërsa shallin rreth qafës prangos...
te rrish lakuriq dhe lëkurës të të mbillen qindra vështrime
të ndryshme nga ato që mua me vështirësi m’i vjedh
ndërsa pallton e rëndë mbi trupin tënd hedh...
të ndryshme nga ato që mua me vështirësi m’i vjedh
ndërsa pallton e rëndë mbi trupin tënd hedh...
atehere po...vërtet grua…e gatshme je
për puthjen e ndaluar…
për puthjen e ndaluar…
e ajo do zgjasë vec një cast
e kur të dalësh nga hyrja e errët e pallatit të tjetrit
do të të duket vetja lakuriq…
do të të duket vetja lakuriq…
faqet e skuqura dhe buzët e zhuritura
hapi do të të lëkundet instinktivisht
dhe cantën në fundbarkun tënd do vësh...
do stepesh një cast, por do të të kujtohet
që nën pallton e rëndë je pa mbathje....
pastaj do të të kujtohet që është e dielë
pastaj me rradhë do të të kujtohen....
avujt e ngrohtë të bukëve të sapopjekura...
tava me mish që piqet në furrë...
dhjami i përzhitur gjysëm tym e gjysem rrjedhje...
myshku që vesh një mur…
llëra e fuqishme e kasapit evgjit
që fare pranë gjinjve të një amvise supezhveshur
shqyen ne mes me hanxhar nje meshqerrë…
flegrat e hapura…
shkuma mbi gojen e nje hamshori
freri i hekurt që ndrin mes dhembeve te medhenj...
djersa e kadifenjtë në vithet e pelës pranë...
nje cift i sapomartuar që premtimin mban
mbi karrocen lulekuqesh zbukuruar...
nje rrekeze qe pik-pik nga cezem e vjeter rrjedh
rromuze dhe veshtrime pleqsh të tespinjtë
nga kafenete buze rruges ku gjerbet epsh ...

pastaj do te te kujtohet dielli i ngrohte
që nje kat me poshtë than mbi tel mbathjet e Maries
Maries që pallohet cdo te diele
para se te shkoje te prifti....
tela pa fund e pa fillim ku varen
te dielat,
diejt
mariet e mia
dhe mbathjet e tua...
dhe kur të gjitha këto ndërmënd t’i cosh
vallë a do ta frenosh dot dëshirën, e dashura grua,
që puthjen e ndaluar ta provosh për së dyti…?

©Artan Gjyzel Hasani