magjike në dukje kjo mbrëmje vere …
përsosmëria nuk përsëritet, por për një çast
duket sikur gjithshka e mënçur ka zënë vendin e vet
përtej kohës dhe këtej hapësirës
dhe zhurma vetiu është shumë larg
aq larg sa nuk të pengon të kuptosh
sa harmonike është elokuenca e heshtjes
mbarsur fjalësh që kur vdesin lindin
si në dominonë poetike të ArBeLo-s…
përsosmëria nuk përsëritet, por për një çast
duket sikur gjithshka e mënçur ka zënë vendin e vet
përtej kohës dhe këtej hapësirës
dhe zhurma vetiu është shumë larg
aq larg sa nuk të pengon të kuptosh
sa harmonike është elokuenca e heshtjes
mbarsur fjalësh që kur vdesin lindin
si në dominonë poetike të ArBeLo-s…
por ndjesi delikate më tradhëtojnë
lule të mosujitura prej kohësh për të cilat qielli
s’ka asnjë dijeni
avujve të natës u dorëzohen
dhe një melodi
e këputur s’di se kur
pentagramëve varur si rrobat në tela
vjen nga larg e më turbullon
e ndërsa tymos në ballkonin tim,
në mendime jo fort të denja zhytem…
lule të mosujitura prej kohësh për të cilat qielli
s’ka asnjë dijeni
avujve të natës u dorëzohen
dhe një melodi
e këputur s’di se kur
pentagramëve varur si rrobat në tela
vjen nga larg e më turbullon
e ndërsa tymos në ballkonin tim,
në mendime jo fort të denja zhytem…
më duket se ka ardhur koha të mos kem mall për asgjë
përderisa në gjoks nuk e ndjej sëmbimin
kam harruar çfarë më brengos më shumë
dhe sa gjëra kam lënë pas…
gjëra që s’guxoj t’i shndrroj në kujtime
s’guxoj a ndoshta s’ia vlen…
nuk mundem ndoshta…
kam harruar çfarë më gëzonte më shumë
i lumtur si njeri pa kujtesë
çdo mëngjes fqinjëve të panjohur
ndërsa nxjerr makinën nga garazhi
u buzëqesh
përderisa në gjoks nuk e ndjej sëmbimin
kam harruar çfarë më brengos më shumë
dhe sa gjëra kam lënë pas…
gjëra që s’guxoj t’i shndrroj në kujtime
s’guxoj a ndoshta s’ia vlen…
nuk mundem ndoshta…
kam harruar çfarë më gëzonte më shumë
i lumtur si njeri pa kujtesë
çdo mëngjes fqinjëve të panjohur
ndërsa nxjerr makinën nga garazhi
u buzëqesh
jam kafeina që nëna ime gjerbte mijëra milje larg…
nikotina e tim eti pa të cilën mund të ishte akoma gjallë
jam paketa e cigareve që njerëzit e kanë bërë zakon
ta hedhin mbi arkivolët në vend të luleve
jam bërë zakon…
si malli… përmallimi…
zakon si dashuria dhe urrejtja…
si mbarimi…përmbarimi…
zakon si buzëqeshja e atyrë që s’dinë të qajnë...
përtoj të kem kurreshtje për çka tinëzisht nesër vjen
turbulluese shfaqet dëshira e ikën
nervoze si dashuri e konsumuar online…
nikotina e tim eti pa të cilën mund të ishte akoma gjallë
jam paketa e cigareve që njerëzit e kanë bërë zakon
ta hedhin mbi arkivolët në vend të luleve
jam bërë zakon…
si malli… përmallimi…
zakon si dashuria dhe urrejtja…
si mbarimi…përmbarimi…
zakon si buzëqeshja e atyrë që s’dinë të qajnë...
përtoj të kem kurreshtje për çka tinëzisht nesër vjen
turbulluese shfaqet dëshira e ikën
nervoze si dashuri e konsumuar online…
dhe prapë e qetë në dukje kjo mbrëmje vere
poetike…
e butë…
e parrezikshme…
skuthe si njerëzit e vegjël vesefshehur
joshëse…
e ngrohtë…
por e rreme si miqësi poetësh amatorë…
cinike…
superiore…
cmirëzezë si heshtja e profesionistëve
e kobshme …
vrastare…
ironike si fati i një autori të dënuar me pavdekësi
në një botë ku askush nuk lexon…
sidoqftë koha është e bukur...moti i kthjellët...
qielli i pastër...asgjë s'pipëtin...
paqe...qetësi...mirëkuptim...harmoni...
njerëzit shëtisin të kënaqur...të vetëkënaqur...të qeshur...
të buzeqeshur...të sigurtë ...të urtë ...të butë...
të lumtur shijojnë mungesën e rrufeve…
…………………………................
nuk është shëtitje…por ata s’e dinë
është kortezhi vdekatar i stuhisë
i stuhisë së mallit tim…
poetike…
e butë…
e parrezikshme…
skuthe si njerëzit e vegjël vesefshehur
joshëse…
e ngrohtë…
por e rreme si miqësi poetësh amatorë…
cinike…
superiore…
cmirëzezë si heshtja e profesionistëve
e kobshme …
vrastare…
ironike si fati i një autori të dënuar me pavdekësi
në një botë ku askush nuk lexon…
sidoqftë koha është e bukur...moti i kthjellët...
qielli i pastër...asgjë s'pipëtin...
paqe...qetësi...mirëkuptim...harmoni...
njerëzit shëtisin të kënaqur...të vetëkënaqur...të qeshur...
të buzeqeshur...të sigurtë ...të urtë ...të butë...
të lumtur shijojnë mungesën e rrufeve…
…………………………................
nuk është shëtitje…por ata s’e dinë
është kortezhi vdekatar i stuhisë
i stuhisë së mallit tim…
(nga vëllimi poetik "PRANDAJ...")
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani