sa vështirë të rinisësh një bisedë
të lënë përgjysëm...
në plazhin e braktisur
mes rërës së qelibartë
vende-vende lulëzojnë barëra të egra…
më duhet t’i shkul.
pa prishur
gjurmët që lanë dashnorët
verën e shkuar…
(1994)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani