…kur bulevardi mbrëmjeve të mbetet shkretë
dhe dritat të mbyllen e qyteti të fiket vetë
ti mos ki frikë...nuk do bëhem fantazëm...
do jem plaku që gjithnjë shëtit përdore
një vajzë të vogël të bukur…
një ëndërr në paharrim…
anës ujërave ku me dhimbje do të përkulen urat
si nëna mbi fëmijën që çdo çast rritet
për të ikur një ditë pa kthim…
©artangjyzelhasani