duhemi shumë, por dhe grindemi kot
sa më të parëndësishëm shkaqet
aq më i zjarrtë sherri
nervozohemi, shahemi, themi dhe të fundit
pastaj fjalët mbarojnë
si prush i mëngjesit me hi yjesh mbuluar
fikemi pa zhurmë mbi shtratin tonë
kokëulur unë si çilimi,
përmbys ti gjysëmlakuriq
natura morta që s’vdes kurrë
madonë inçestuoze e unë Edip…
sa më të parëndësishëm shkaqet
aq më i zjarrtë sherri
nervozohemi, shahemi, themi dhe të fundit
pastaj fjalët mbarojnë
si prush i mëngjesit me hi yjesh mbuluar
fikemi pa zhurmë mbi shtratin tonë
kokëulur unë si çilimi,
përmbys ti gjysëmlakuriq
natura morta që s’vdes kurrë
madonë inçestuoze e unë Edip…
por vjen një çast kur këmbët e tua
si mjellma të heshtura trëmbur nga vetja
në gjuhë të heshtjes sikur më bëzajnë
tunden në ajër e në vallëzim më ftojnë
fërgëllojnë
dridhen
tkurren
në rebel tangon kokëposhtë
dhe përsëri udhën ngatërron vdekja
aty ku buzëqeshja jote fillon…
si mjellma të heshtura trëmbur nga vetja
në gjuhë të heshtjes sikur më bëzajnë
tunden në ajër e në vallëzim më ftojnë
fërgëllojnë
dridhen
tkurren
në rebel tangon kokëposhtë
dhe përsëri udhën ngatërron vdekja
aty ku buzëqeshja jote fillon…
©artangjyzelhasani