“Si të bësh sa më shumë armiq në mënyrën më të sigurtë
të mundshme” - mëton të jetë një cikël shënimesh troç dhe pa dorashka lidhur me zhvillimet letrare shqiptare të ditëve tona.Mbase do
ishte në nderin e studiuesve, kritikëve dhe gazetarëve të kulturës të shkruanin
për këtë problematikë, por ata janë të zënë,
madje shumë të zënë , me selfie dhe belfie, me qokat hokatare ndaj
establishmentit artistik të miqve e shokëve,
e kështu
më ka zënë mua ky taksirat jo fort i lavdërueshëm për një autor.
(MENDJE)LEHTESIA E PAPERBALLUESHME E
ÇMIMIT “KADARE”
Një
çmim letrar me emrin Kadare padyshim i bën nder letërsisë shqipe, organizatorëve,
jurisë, pjesmarrësve dhe natyrisht, më shumë se të gjithë
këta bashkë, fituesit. Mendova se emri i rëndë
këtij çmimi të organizuar nga Fondacioni Mapo do të
shënonte kthesën e shumëpritur që do u jepte prestigjin e
munguar çmimeve letrare të atyre
anëve si institucione të kompromentura e dalëboje . Por mesa
duket në Shqipëri qënka e pamundur që gjërat të mos bëhen
për së prapthi. Nëse Kadareja ynë e nderoi me emrin e
tij këtë çmim, ky i fundit, me mungesën totale të profesionalizmit, e turpëroi shkrimtarin tonë më të madh. E vetmja gjë dinjitoze në atë çmim dhe që u shpall me bujë nga vetë
organizatorët si një risi ishte vlera monetare prej 10 mijë eurosh që shkonte për fituesin.
Mendoj
se janë 3 momente që e kompromentuan Çmimin letrar ‘Kadare”, momente që në
fakt simbolizojnë kolerën tradicionale shqiptare të
çmimeve letrare.
Momenti
i parë: kemi një antar të jurisë, Rudolf Marku , i cili
është edhe gazetari Rudolf Marku i gazetës Mapo të Fondacionit Mapo që
organizon dhe shpërndan çmimin, i cili
befas “kujtohet’ ose ia kujtojnë miqtë kolege te jurisë
që ai ka një roman në dorëshkrim, nderron mendje dhe jep dorëheqjen nga
juria, hyn në konkurim si autori Rudolf Marku dhe pas 3
javësh shpallet fitues i çmimit dhe sasisë përkatëse monetare
që japin organizatorët. Pra një histori që mban shumë erë.
Fabula “konspirative” në këtë rast është tepër e thjeshtë dhe
e rrokshme. Një dëshmi më shumë për klikat e sekserëve që kanë zënë për
fyti zhvillimet letrare në Shqipëri. “Banka e Favoreve”, një term
kuptimplotë për trafikun e influencës, i krijuar nga Coelho në
romanin e tij “Zahiri”, funksionon në kohë të
plotë me gjithë fuqinë e saj, si kudo tjetër në Shqipëri,
edhe në mjedisin artistik.
Momenti i dytë: konkurimet në çmime të tilla
letrare kudo në botë bëhen në mënyrë anonime. Anonime juria deri diten e
ndarjes se çmimeve, anonime edhe konkuruesit. Pra, konkuron
vepra/krijimi letrar dhe jo autorët. Ruhet rreptësisht
anonimati i krijuesve letrarë dhe kjo për të shmangur çdo
sugjestionim emrash të mëdhenj, miqsh e shokësh konkurues, trafikun e influencës,
dhe çdo paragjykim apo favorizim për autorët deri në momentin e
shpalljes së çmimit. Dhe kjo është një fair play që bota e qytetëruar e zbaton me shumë rigorozitet.
Kurse në rastin e çmimit letrar “Kadare” , si
gjithnjë në Shqipërinë tonë të dashur, proçeduara
përzgjedhëse u zhvillua tradicionalisht në versionin tender.
Autorët u trajtuan si kompani dhe subjekte pjesmarrëse në një tender. Pas bërjes publike të emrave
që do përbënin jurinë, atyre
ditëve gazeta Mapo do të shpallte step by step emrat e konkuruesve , të atyre që u kualifikuan
si short list e përzgjedhur prej të cilëve do dilte edhe fituesi i
çmimit.
Momenti i trete:
prania e Henri Çilit (!) në juri është në konflikt total interesi me Henri Çilin si kapo të Fondacionit MAPO që jep organizon çmimin dhe jep paratë dhe si
punëdhënësi i autorit fitimtar Rudolf.(!)
Dhe qershia mbi tortë, e tërë juria e çmimit
“Kadare” e përbërë nga kolegë të autorit fitimtar Rudolf (!) si Artur Zheji, Alfred Lela, Gilman Bakalli, Henri Cili, Ylljet Aliçka, Preç Zogaj, Rudolf
Marku dhe Virgjil Muçi është
pjestare e bordit të Fondacionit Mapo (!)
Kudo tjetër kjo gjë do të përbënte një skandal, por jo në mëmëdheun tonë skandaloz.
Kudo tjetër kjo gjë do të përbënte një skandal, por jo në mëmëdheun tonë skandaloz.
Ja si shprehej Alfred Lela, një nga anëtarët e jurisë, gjatë ditëve të shqyrtimit të dorëshkrimeve konkuruese:
“Janë paraqitur 35 dorëshkrime, të cilat i përkasin
kryesisht romanit, ka më pak tregime e tek-tuk novela. Autorët janë të njohur,
pak të njohur ose të panjohur. Një pjesë e mirë e tyre megjithatë kanë botuar
edhe më parë.Do të ishte e panevojshme një listë me emrat dhe titujt e të
gjithë pjesëmarrësve, por mund të citoj ata që i kanë ‘mbijetuar’ përzgjedhjes
së parë të jurisë. Nga 35 kemi shartuar shumicën për të mbetur me 9 autorë,
numër të cilin besoj do ta çojmë në 4-5 në mbledhjen e ardhshme. Prej kësaj do
të dalë edhe fituesi. Nëntëshja përbëhet nga: Arti Lushi, Eliona Gjergo,
Gazmend Krasniqi, Ilir Bezhani, Primo Shllaku, Rudolf Marku, Shkëlqim Çela,
Zija Çela, Shefqet Tigani.. Fituesi do të shpallet të hënën, më 9 nëntor, në
një ambient që është i afërt me librat dhe letraren, ndoshta një library, në
një ceremoni të hajthme dhe njëkohësisht të plotë do ta kemi siç e meriton
rasti dhe emri i çmimit.”
A mund të më shpjegojë njeri se përse juria duhet t’i dijë emrat e konkuruesve, të cilët në konkurse ekuivalente në botë e dorëzojnë për konkurim veprën e tyre pa emër autorial dhe pajisen nga një sekretari (që nuk ka asnjë lidhje me jurinë) me një numër identifikues të veçantë?
Përse duhet që konkuruesit dhe publiku të
dine emrat e anëtarve të jurisë gjatë kohës që bëhet shqyrtimi i
veprave konkuruese?
Në një konkurs të tillë gjykohet/shqyrtohet
krijimi letrar apo autori?
Përtej rastit të
lartpërmendur flagrant “Rudolf Marku” romanin fitues të të
cilit nuk e kam lexuar dhe kësisoj nuk kam asnjë të drejtë ta
paragjykoj për vlerën artistike, në botën e qytetëruar emrat e konkuruesve
bëhen publikë vetëm në rastet e çmimeve të karrierës siç
është rasti i Nobel dhe kurrë në konkurime serioze veprash letrare
në dorëshkrim (!).
Për ekuivalencë referenciale po sjell pjesë të rregullave në konkurime e çmime të tilla në
Kanada , në çmimin letrar të organizuar nga korporata gjigande mediatike CBC
works are judged anonymously on
the basis of the author's use of language, originality of subject and writing
style.
All decisions by the readers and the jury are
final. Readers' and jurors' names are
confidential until the end of the competition to ensure the judging process
remains blind.
Employees of CBC/Radio-Canada,
Spafax Canada Inc., Canada Council for the Arts, Banff Centre and their
affiliates are not eligible
to enter this competition.
Pra, krijimet gjykohen në mënyrë anonime, emrat e
jurisë janë konfidencialë deri në fund te konkurimit dhe punonjesit e kompanive
që organizojnë dhe sponsorizojnë ketë
konkurs nuk lejohet të përfshihen në të.
Natyrisht
në Shqipëri teorikisht dihen
të tilla proçedura te “fair play”, dhe nuk
desha të rizbuloj ujin e ngrohtë në këto rreshta, por thjesht të permbushja
detyrimin tim prej soditësi të
zhvillimeve letrare shqiptare .
Në fund, për të shmangur paragjykimet për këtë
cikël shënimesh, dua të theksoj se autori i këtyre rreshtave nuk është
pjesë e asnjë grupimi, klani, shoqate apo organizmi letrar shqiptar real apo virtual, nuk ka
konkuruar për çmimin e shqyrtuar në këto shënime dhe po
ashtu nuk ka njohje apo detyrime miqësore, konflikte apo
mërira me asnjë nga personat që konkuruan ,
organizatorët dhe pjesmarrësit e jurisë dhe gjithashtu, nuk ka asnjë llogari të hapur në Bankën Shqiptare të Favoreve.
© Artan Gjyzel Hasani
Toronto, 6 Shkurt, 2016
© Artan Gjyzel Hasani
Toronto, 6 Shkurt, 2016