1.2.16

ME PAK FJALE (epigram)


Poetët kanë lexues të heshtur
që pasi mbyllin librin bien në mendime
dhe këta
lexuesit e tyre pra
janë të paktë në këto kohëra internetore
që nuk ia vlen të vrasësh mendjen për asgjë
shkojnë drejt shuarjes si meteorë
shumë shpejt nuk do të ketë prej tyre më…
Poetucët janë kunguj të skuqur
në detin e bërë kos
nuk kanë lexues
kanë eskortë…
© Artan Gjyzel Hasani